Kanë mbetur pak ditë nga finalja e Conference League, teksa po bëhen edhe përgatitjet e fundit që gjithçka të shkojë mirë. Një nga detajet është edhe ceremonia hapëse ku të përfshirë janë deri në 150 persona nën drejtimin e zyrtares së UEFA-s Niki Edipidi.
“I kemi nisur dje provat, me afërisht 100-150 vullnetarë të cilët janë nga Shqipëria. Po mësojmë me ngadalë koreagrafinë, lëvizjet dhe të gjithë janë shumë të lumtur. Kemi gjithashtu një skuadër me vendas, të cilët janë skuadra e prodhimit të materialeve dhe skuadra e produksionit, skuadra teknike, të cilët janë pjesë e skuadrës tonë. Po shkon çdo gjë shumë mirë dhe çdokush është shumë i emocionuar që është pjesë e kësaj gjëje. Duket vërtetë shumë emocionuese, pasi është një gjë që nuk ka ngjarë më parë. Është një eksperiencë që po e provojnë për herë të parë.
Teksa na shohin ne që i japim kontributin tonë të krijimtarisë dhe më pas duke e miksuar me idetë e tyre, mendoj që është vërtetë një kombinim i këndshëm,”- thotë për fshf.org, Niki Edipidi.

Komente

