Një kontrast interesant këtë mbrwmje në zemër të Tiranës, ku bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është bërë vendtakimi i dy atmosferave krejt të ndryshme.
Nga njëra anë, para godinës së Kryeministrisë, një grusht njerëzish janë mbledhur për protestën e radhës, ndërsa nga ana tjetër, në të njëjtin bulevard, shumë tifozë kuqezi po ecin drejt stadiumit “Air Albania”, ku do të luhet ndeshja Shqipëri-Finlandë.
Ndërsa një grup qytetarësh ka zgjedhur të kalojë pasditen duke kwrkuar dorwheqjen e kryeministrit Rama shumë të tjerë janë nisur për të mbështetur Kombëtaren shqiptare.
Kështu, në të njëjtin bulevard, vetëm pak metra larg njëri-tjetrit, takohen dy realitete të ndryshme të kryeqytetit: protesta para Kryeministrisë dhe atmosfera e futbollit që shoqëron tifozët në rrugën drejt stadiumit.
Një pamje e veçantë e një pasditeje në Tiranë, ku politika dhe futbolli ndajnë për disa orë të njëjtin bulevard, por jo të njëjtën atmosferë.











Komente
Komento