Porto Palermo është mbajtur për të katërtin vit rradhazi iniciativa “Preserving Our Sea” që bashkoi rreth 150 vullnetarë, zhytës profesionistë, partnerë dhe komunitetin lokal për pastrimin e bregdetit. Kjo nismë u mbajt në kuadër të të edicionit të 6-të të Porto Palermo Festival, dhe u vlerësua edhe nga kryeministri Edi Rama si një shembull i bukur i kujdesit për mjedisin dhe trashëgiminë natyrore

“Porto Palermo, ku për të katërtin vit radhazi iniciativa “Preserving Our Sea” bashkoi qindra vullnetarë, zhytës profesionistë dhe komunitetin lokal për pastrimin e bregdetit, Kalasë së Ali Pashës dhe ujërave të Porto Palermos, duke dhënë një shembull të bukur të kujdesit për mjedisin dhe trashëgiminë tonë natyrore” shkroi Rama në rrjete sociale këtë të dielë.

Nisma është pjesë e një projekti kundër plastikës nga GIZ Albania dhe synon jo vetëm të pakësojë ndotjet plastike në brigjet e Shqipërisë por edhe të promovojë një turizëm të qëndrueshëm