Debutimi zyrtar i Brajën Grudës me Gjermaninë ka rezultuar më shumë se spektakolar.
22-vjeçari në ndeshjen e parë me fanellën e ‘panzerave’ ka arritur të realizoj gol në ndeshjen e fituar 1-3 kundër Serbisë në Ligën e Kombeve. Në minutën e 50 Gruda mori një top nga Kimmich dhe për ta dërguar në rrjetë fillimisht bëri një inkursion gati 50 metra dhe në hyrje të zonës shtangu portierin Milinkovic-Savic.
Gruda në debutimin me Gjermaninë mbante fanellën me numrin 10 dhe luajti për 86 minuta si titullarë. Shenja se e ardhmja e tij me Shqipërinë tashmë është thuajse e pamundur. Kombëtarja kuqezi ka tentuar disa hera ta ftojë futbollistin me origjinë nga Shkodra, por Gruda ka preferuar të luajë në vendin ku është lindur dhe rritur.
Madje ai priti shumë për ftesën e Kloop. Fillimisht u mor nga Nagelsman, por trajneri i larguar kurrë nuk e aktivizoi. Në tetor Kloop i dha sinjal se do të ishte në planet e tij, por 22-vjeçari i Leipzig u dëmtua dhe u largua nga grumbullimi. Duket se më në fund koha për të te Gjermania ka ardhur.








Komente
Komento