Shifrat e koronavirusit vijojnë të jenë të larta,1502 qytetarë rezultojnë pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, asnjë humbje jete

Shifrat e koronavirusit vijojnë të jenë të larta,1502 qytetarë rezultojnë pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, asnjë humbje jete

1502 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID në vendin tonë në 24 orët e fundit, nga 3211 testime të kryera. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 31 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Sipas ministrisë së Shëndetësisë janë 7,888 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Sakaq janë shëruar 677 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 281,051 që nga fillimi i epidemisë. 

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. 

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. 

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.  Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. 

1502 qytetarë, në këto bashki: 

614 në Tiranë, 110 në Durrës, 82 në Fier, 77 në Shkodër, 59 në Vlorë, 46 në Lushnje, 42 në Sarandë, 33 në Lezhë, 31 në Kamëz, 29 në Gjirokastër, 27 në Berat, 25 në Vorë, nga 23 qytetarë në Divjakë, Korçë, Elbasan, 19 në Kavajë, nga 17 qytetarë në Krujë, Dimal, 13 në Mallakastër, 12 në Tepelenë, 11 në Peqin, nga 10 qytetarë në Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Himarë, Gramsh, nga 9 qytetarë në Dibër, Maliq, Belsh, nga 8 qytetarë në Kurbin, Shijak, Kuçovë, nga 7 qytetarë në Mat, Devoll, Kolonjë, nga 6 qytetarë në Pukë, Bulqizë, nga 4 qytetarë në Kukës, Selenicë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Pogradec, Skrapar, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Poliçan, nga 1 qytetar në Mirditë, Rrogozhinë, Delvinë, Libohovë, Përmet, Cerrik.  

Statistika (14 Korrik 2022) 
Raste të reja ditore          1502
Të shëruar në 24 orë        677
Të shtruar në spitale            31
Humbje jete në 24 orë         0
Testime ditore                   3211

Testime totale               1,875,939
Raste pozitive                  292,456
Raste të shëruara           281,051
Raste Aktive                         7,888
Humbje jete                          3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë             4,839
Durrës                633
Fier                        599
Vlorë                    399
Shkodër              273
Elbasan              262
Berat                      256
Gjirokastër          196
Lezhë                  157
Korçë                  132
Dibër                    97
Kukës                    45

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar