Tre persona kanë mbërritur në Spitalin Universitar të Traumës si pasojë e protestave të sotme në Tiranë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, deri në orën 16:00 të kësaj të diele, më 18 tetor, në spital janë paraqitur një efektiv policie, një i mitur 15 vjeç dhe një përfaqësuese e medias. Gjendja e të treve është e qëndrueshme dhe ata po kryejnë ekzaminimet e nevojshme, ndërsa po marrin trajtim mjekësor.
Ministria ka përgënjeshtruar kategorikisht edhe lajmin që po qarkullon për humbjen e jetës së një të mituri, duke theksuar se informacioni është i pavërtetë. Ajo u bën thirrje mediave dhe qytetarëve të verifikojnë informacionet përpara se t'i shpërndajnë, për të shmangur panikun, shqetësimin e familjarëve dhe tensionet e panevojshme.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Tirana sërish në kaos! Sulmohet selia e PS-së, thyhet dera kryesore! Protestuesit breshëri molotovësh drejt efektivëve te Ministria e Brendshme





