Maqedonia e Veriut ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 155 raste të reja me koronavirus nga 1,179 testime të kryera, ndërsa 13 qytetarë kanë humbur jetën.
Më konkretisht bëhet fjalë për 4 viktima nga Velesi (84, 83, 72 dhe 69), 3 të vdekur nga Shkupi (68, 63 dhe 50), 2 të vdekur nga Kumanova (67) dhe (64) dhe nga një i vdekur nga Prilepi (50), Manastiri (68), Shtipi (69) dhe Kriva Pallanka (82).
Aktualisht në të gjithë vendin janë 8,290 raste aktive me COVID, ndërsa 387 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Sipas Ministrisë së Shendetësisë, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 212,375 raste ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 7,449.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)