15-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Osmani pret në takim homologun e saj, Begaj: Kemi demostruar vlerat shembullore të kombit shqiptar

15-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Osmani pret në takim homologun e saj, Begaj: Kemi demostruar vlerat shembullore të kombit shqiptar

Begaj dhe Osmani

KOSOVË-  Presidenti Bajram Begaj, u prit sot në Prishtinë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani të cilën e uroi në emër të të gjithë shqiptarëve për 15-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

“15 vite janë shumë pak për një komb, e për më tepër për një komb të lashtë. Por këto 15 vite Pavarësi të Kosovës kanë demonstruar në mënyrë shembullore e të sintetizuar vlerat më të mira e shumë shekullore të kombit shqiptar”

Presidenti Begaj vlerësoi ecurinë e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe i konsideroi ato jo vetëm vëllazërore e të natyrës strategjike, por dhe shumë dinamike, të demonstruar përmes vullnetit të përbashkët për t‘i intensifikuar më tej.

Duke i vlerësuar këto marrëdhënie unikale për stabilitetin, sigurinë, zhvillimin e qendrueshëm dhe perspektivën euroatlantike të të dy shteteve, Presidenti Begaj u shpreh se Kosova i ka dhwnw dinjitetin e merituar.  

“Kosova e Pavarur i ka dhënë jo vetëm shtetasve të saj dinjitetin e merituar dhe të shumëpritur shtetëror, por njëkohësisht e ka bërë rajonin tonë më të paqtë e të sigurt, si dhe kombin shqiptar të lirë të rigjejë rrugën e munguar padrejtësisht të bashkëpunimit kombëtar”.- tha ai.

Një vëmendje të veçantë Presidenti Begaj ia kushtoi kontributit të Kosovës për paqen dhe sigurinë e rajonit, por jo vetëm, duke nënvizuar se “Kosova rrezaton sot vlerat më të larta perëndimore e demokratike në mbrojtje të pakicave etnike e të drejtat e njeriut, si dhe pavarësisht se një shtet i ri, po tregon humanizëm e solidaritet të plotë për Ukrainën dhe popullin e saj të agresuar ushtarakisht nga Rusia”.

Kreu i shtetit theksoi gjithashtu, mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për autoritetet dhe institucionet e Kosovës në adresimin e provokimeve e sfidave me të cilat po përballen, si në kuadër të negociatave me Serbinë, ashtu edhe në kuadër të procesit të njohjes dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe ato rajonale.

“Askush nuk mund ta pengojë Kosovën të ndërtojë e lirë dhe e pavarur të ardhmen e saj dhe të qytetarëve të saj, si dhe askush nuk mund të kërcënojë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës!” – nënvizoi Presidenti Begaj.

Ndërsa, duke u ndalur në rrugëtimin e evropian dhe euroatlantik të Kosovës, Presidenti Begaj, shprehu mbështetjen e plotë të Shqipërisë, si dhe besimin se së shpejti edhe shtetasit e Kosovës, ashtu si të gjithë qytetarët e këtij rajoni, do të mund të udhëtojnë pa viza e me dinjitet në hapësirën e Bashkimit Evropian.

“E ardhmja jonë e përbashkët, e dy shteteve tona dhe e kombit shqiptar, është në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën e Atlantikut të Veriut, si trashëgimi e orientim kombëtar, por edhe si vlerë e kontribut i përbashkët për paqen, sigurinë dhe progresin e rajonit tonë” – u shpreh Presidenti Begaj.

Nga ana e saj, Presidentja Osmani e falënderoi Presidentin Begaj për urimet vëllazërore dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e gjithanëshme të Shqipërisë në të gjithë këtë rrugëtim të vështirë të Pavarësisë së Kosovës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:04
Presidenti Begaj takohet me Kryeministrin e Kosovës Kurti, i bën bashkë 15-vjetori i Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Ditën e sotme presidenti Begaj ësht pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të vizitës në Kosovë dhe pjesëmarrjes në ceremonitë shtetërore për kremtimin e 15-vjetorit të Ditës së Pavarësisë.

Presidenti Begaj e uroi Kryeministrin Kurti për 15-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe përshëndeti arritjet e Kosovës në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe shtetit të së drejtës, në respekt të plotë të angazhimeve të marra 15 vjet më parë.

Duke u ndalur tek dialogu Kosovë-Serbi, Presidenti Begaj vlerësoi domosdoshmërinë e vijimit të këtij dialogu dhe e siguroi Kryeministrin Kurti, se Shqipëria do të jetë krah Kosovës dhe institucioneve të saj në të gjitha sfidat dhe përpjekjet për të zënë vendin që meriton në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare e rajonale.

Presidenti Begaj theksoi qëndrimin se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të pacënueshme. Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin shumë të mirë e strategjik midis dy shteteve dhe nënvizoi nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat, në dobi të marrëdhënieve ndërshtetërore por edhe të bashkëpunimit kombëtar, si në rajon ashtu edhe në diasporë.

Më 17 shkurt, ditën e Pavarësisë së Kosovës, pritet të ketë ceremoni shtetërore

Ora 11:33
Rita Ora uron vendin amë: Gëzuar pavarësinë Kosovë

1676543698_ritaorataikawaititihaf303brpc.jpg

Me një urim të drejtuar në shqip dhe Anglisht, këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, i ka uruar Kosovës 15-vjetorin e pavarësisë.

Me pamje të flamurit të Kosovës, me në sfond këngët e saj, Rita Ora shpreh falënderimin për mbështetjen që ka marrë nga vendi amë.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës