16 foshnje që mbetën jetime nga tërmeti në Turqi, Erdogan i transporton në Ankara me avionin e tij privat

16 foshnje që mbetën jetime nga tërmeti në Turqi, Erdogan i transporton në Ankara me avionin e tij privat

1675934715_Screenshot21.jpg

Foshnjat që u gjetën të vetëm pas tërmetit që tronditi Turqinë dhe Sirinë  dhe mori jetën e mijërave janë transportuar në mënyrë të sigurt në Ankara. Avioni i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan u përdor për të transportuar 16 foshnja nga Kahramanmaras në kryeqytetin turk pas lëkundjeve shkatërruese me magnitudë 7.8 dhe 7.5 të hënën. Avioni është vënë në gatishmëri për t'u përdorur për aktivitete të lidhura me tërmetet, duke përfshirë transportin e ekipeve mjekësore dhe ndihmën në rajone të vendit. Ai po përdoret gjithashtu për të transportuar të plagosur rëndë në Ankara për trajtim.

Të 16 foshnjat në bordin e avionit u gjetën të vetme në zonat e tërmetit. Ato u mblodhën nga nënat kujdestare të Ministrisë së Familjes dhe Shërbimeve Sociale nga avioni i cili u ul në aeroportin Esenboga.  


Lajmi kryesor:

Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, mbi 21 mijë viktima! Ftohtë dhe pa ushqim, OBSH ngre alarmin: Të mbijetuarit në prag katastrofe edhe më të madhe


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE