ITALI- Një sasi prej 16 kg heroinë është kapur në portin e Ankonës, e fshehur në një kamion, ku në pranga ka rënë shoferi 33-vjeçar që dyshohet se është nga Shqipëria.
Referuar mediave italiane, kjo sasi droge ishte nisur nga porti i Durrësit, por nuk dihet destinacioni final i saj, teksa u zbulua nga qentë e antidrogës në Ankona.
Lënda narkotike mësohet se u kap më 16 janar, ndërkohë që lajmi u bë i ditur ditën e sotme për shkak se gjykata vendosi arrestimin e 33-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.