Hamasi pranon propozimin për një marrëveshje në Gaza. Associated Press citon burime izraelite të cilat konfirmojnë se pala tjetër ka pranuar propozimin e bërë tek ekipi negociator në Doha të Katarit.
Gjithashtu, gjatë takimit me disa familjarë të pengjeve mbrëmjen e kësaj të marte, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se “jam i gatshëm për një armëpushim të zgjatur, me kusht që të gjithë të kapurit të lirohen. Është çështje ditësh ose orësh. Po presim përgjigjen e Hamasit dhe më pas mund të fillojë menjëherë”.
Më herët, mediat bënë me dije se një delegacion i nivelit të lartë i Xhihadit Islamik është duke mbërritur në Doha, Katar, për diskutime mbi "detajet e fundit" të marrëveshjes për armëpushimin në enklavën palestineze.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, theksoi se Izraeli duhet të pranojë një Gazë të bashkuar me Bregun Perëndimor, të gjitha nën një autoritet palestinez të reformuar, duke shtuar se në periudhën pas luftës, Gaza duhet të administrohet nga Autoriteti Kombëtar Palestinez (ANP) në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë.
Gjatë fjalimit të tij në Atlantic Council në Uashington, Blinken theksoi se marrëveshja për armëpushimin në Gaza është gati për t'u finalizuar dhe zbatuar, por gjithçka varet nga përgjigjja e Hamasit.
Aktualisht, Netanyahu është në një takim me funksionarë të lartë të IDF-së, shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Herzi Halevi, dhe përfaqësues të agjencive të inteligjencës, David Barnea për Mossad-in dhe Ronen Bar për Shin Bet-in.
Sipas draft-marrëveshjes, kopjen e së cilës e ka siguruar Associated Press, Izraeli do të lirojë 50 të burgosur palestinezë për çdo grup prej 5 ushtare femra të marra peng në Gaza.
Presidenti Amerikan Joe Biden, i cili ka dërguar një propozim që prej muajit Maj të vitit të kaluar tha se marrëveshja parashikon lirimin e pengjeve, ndalimin e luftës dhe hapjen e rrugës për ndihmat humanitare për palestinezët në Gazan thuajse të shkatërruar.
Kjo fundjavë siç tha Biden ishte vendimtare pasi SHBA ushtruan presion të fortë tek palët për të mbyllur një marrëveshje mes palëve e cila pritet të finalizohet përpara inaugurimit të Donald Trump në 20 Janar.
Të dielën Biden bisedoi me Netanyahun në tëlëfon në lidhje me këtë ndërsa një ditë më herët kryeministri izraelit kishte takuar edhe të emëruarin e Donald Trump për lindjen e mesme. Lufta 15 mujore në gaza nisi pas ngjarjeve të 7 tetorit 2023, kur Hamasi vrau mijëra izraelitë dhe mori peng qindra të tjerë çka lëshoi në gaza gjithë furinë e ushtrisë izraelite.
Nga lufta në Gaza deri më sot janë shënuar humbje katastrofike në njerëz. Mbi 46 mijë persona janë vrarë nga të cilët 12 mijë kanë qenë fëmijë.
Foto ilustruese: Zëdhënës i Hamas
Hamas ende nuk ka dhënë përgjigjen e tij për ndërmjetësuesit e marrëveshjes sepse Izraeli nuk ka paraqitur hartat e tërheqjes së trupave të tij nga Gaza: kjo është thënë nga një funksionar i Hamasit për Reuters.
Gaza
Teksa pritet dakordësimi mes Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim afatgjatë në Rripin e Gazës, mediat e huaja kanë publikuar disa detaje, të cilat thuhet se i përkasin marrëveshjes.
Marrëveshja në tre faza – e bazuar në një kuadër të përcaktuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe e miratuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – do të fillonte me lirimin gradual të 33 pengjeve brenda gjashtë javësh, përfshirë gra, fëmijë, të moshuar dhe civilë të plagosur, në këmbim qindra grave dhe fëmijëve palestinezë të burgosur nga Izraeli.
Nga 33 pengje, pesë prej tyre do të ishin ushtare izraelite, të cilat do të liroheshin në këmbim të 50 palestinezëve për kokë, përfshirë 30 militantë të dënuar që po vuajnë dënimin me burg të përjetshëm. Brenda fundit të fazës së parë, të gjithë pengjet civile, të gjallë apo të vdekur, do të ishin liruar.
Gjatë kësaj faze të parë, me një kohëzgjatje prej 42 ditësh, forcat izraelite do të tërhiqeshin nga qendrat e banuara, palestinezët do të kishin mundësi të fillonin të ktheheshin në shtëpitë e tyre në veri të Gazës, dhe do të kishte një fluks të madh ndihmash humanitare, me rreth 600 kamionë që do të hynin çdo ditë.
Detajet e fazës së dytë ende duhet të negocohen gjatë kësaj faze të parë. Këto detaje mbeten të vështira për t’u zgjidhur dhe marrëveshja nuk përfshin garanci të shkruara që armëpushimi do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje. Kjo lë hapësirë për Izraelin që të rifillojë sulmet ushtarake pasi të përfundojë faza e parë.
Hamas do të lirojë pengjet e mbetur të gjallë, kryesisht ushtarë meshkuj, në këmbim të më shumë pengjeve dhe tërheqjes “të plotë” të forcave izraelite nga Gaza, sipas draft-marrëveshjes. Megjithatë, Hamas ka deklaruar se nuk do të lirojë pengjet e mbetura pa përfunduar lufta dhe tërheqjen e plotë izraelite, ndërkohë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar më parë se do të rifillojë luftime përveç nëse aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit nuk eliminohen.
Nëse gjatë këtyre bisedimeve nuk formohet një qeveri alternative për Gazën, Hamas mund të largohet nga kontrolli i territorit.
Në një fazë të tretë, trupat e pengjeve të mbetura do të kthehen në këmbim të një plani rindërtimi me një afat prej tre deri në pesë vjet që do të zbatohet në Gaza nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.
Benjamin Netanyahu
“Jam i gatshëm për një armëpushim të zgjatur, me kusht që të gjithë të kapurit të lirohen. Është çështje ditësh ose orësh. Po presim përgjigjen e Hamasit dhe më pas mund të fillojë menjëherë”, ka thënë kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë takimit me disa familjarë të pengjeve në mbrëmje.
Pete Hegseth
“Jam kristian dhe sionist dhe mbështes me forcë Shtetin e Izraelit dhe luftën ekzistenciale të tij në Gaza,” ka thënë Pete Hegseth, kandidat për Pentagonin të Donald Trump, gjatë dëgjimit të konfirmimit në Senat. “Mbështes fuqishëm që Izraeli të shkatërrojë dhe vrasë deri në anëtarin e fundit të Hamasit,” theksoi ai.
Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thirrur për sot një takim urgjent me udhëheqësit e sigurimit. Takimi do të fokusohet në shqyrtimin e marrëveshjes për lirimin e pengjeve.
Sipas mediave izraelite, konsultimi do të përfshijë funksionarë të lartë të IDF-së, shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Herzi Halevi, dhe përfaqësues të agjencive të inteligjencës, David Barnea për Mossad-in dhe Ronen Bar për Shin Bet-in.
Antony Blinken
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se Izraeli duhet të pranojë një Gazë të bashkuar me Bregun Perëndimor, të gjitha nën një autoritet palestinez të reformuar, duke shtuar se në periudhën pas luftës, Gaza duhet të administrohet nga Autoriteti Kombëtar Palestinez (ANP) në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë.
Gjatë fjalimit të tij në Atlantic Council në Uashington, Blinken theksoi: “Hamas ka rekrutuar po aq militantë të rinj sa ka humbur.” Ai nënvizoi nevojën për t'i dhënë fund idesë së një “aneksimi de facto” nga Izraeli dhe për të ndjekur një rrugë të qartë drejt krijimit të një shteti palestinez “të lidhur me një kalendar dhe të bazuar në kushte specifike.”
Bisedimet për marrëveshjen në Gaza: Topi është në fushën e Hamasit
Sipas Blinken, marrëveshja për armëpushimin në Gaza është gati për t'u finalizuar dhe zbatuar, por gjithçka varet nga përgjigjja e Hamasit. “Topi është tani në fushën e Hamasit. Nëse ata pranojnë, marrëveshja mund të nënshkruhet dhe zbatohet menjëherë,” tha ai.
Protesta gjatë fjalimit të Blinken
Gjatë fjalimit të tij, Blinken u ndërpre tre herë nga protestues pro-palestinezë, të cilët e akuzuan për qëndrimin e tij ndaj konfliktit. Njëra prej protestuesve bërtiti: “Do të kujtohesh përherë si ‘sekretari i gjenocidit’. Ke gjakun e qindra mijëra të pafajshmëve në duart e tua,” ndërsa po largohej me forcë nga salla.
Këto komente vijnë në një moment vendimtar për të ardhmen e Gazës dhe për marrëdhëniet mes Izraelit dhe Palestinës, ndërsa përpjekjet diplomatike për një zgjidhje të qëndrueshme po intensifikohen.
Gaza
Një delegacion i nivelit të lartë i Xhihadit Islamik është duke mbërritur në Doha, Katar, për diskutime mbi "detajet e fundit" të marrëveshjes për armëpushimin në Gaza. Kështu thuhet në një njoftim të vetë fraksionit palestinez që vepron në këtë enklavë.
Familjarët e pengjeve pas takimit me kryeministrin Benjamin Netanyahu
Familjet e pengjeve izraelite janë informuar për mundësinë që një marrëveshje me Hamas mund të nënshkruhet “brenda disa orësh”, gjatë një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Gjatë takimit, Netanyahu u angazhua të kthente në shtëpi të gjithë pengjet. Megjithatë, familjet theksuan se “fjalët nuk mjaftojnë”.
Në takim nuk morën pjesë të afërmit e pengjeve të vdekur.
“Jemi në një situatë ku 33 pengje do të lirohen (në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme), por nuk kemi qartësi për fatin e të tjerëve,” tha Eli Shtivi, babai i Idan Shtivit, i vrarë dhe i rrëmbyer më 7 tetor.
“Po braktisim 70 pengje. Ndihem i braktisur, dhe kështu ndihen të gjitha familjet dhe pengjet që janë lënë jashtë kësaj faze të procesit. Sipas mendimit tim, kjo është një turp dhe një poshtërim.”
Gaza
Hamas ende nuk ka dhënë një përgjigje mbi draft-marrëveshjen që parashikon, ndër të tjera, hyrjen në fuqi të një armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve.
Kështu ka deklaruar një zyrtar egjiptian në një intervistë për CNN, i cili tha se ndërmjetësuesit janë në pritje të përgjigjes nga fraksioni palestinez.
Më herët, megjithatë, një burim pranë negociatave, i cituar nga gazeta me seli në Londër, Al-Araby Al-Jadeed, bëri të ditur se Hamas kishte informuar vendet ndërmjetësuese se kishte miratuar draft-marrëveshjen.
Antony Blinken
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të paraqesë sot një plan të rëndësishëm për rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës pas konfliktit.
Sipas një zyrtari amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, plani do të tregojë se si mund të administrohet Gaza në një periudhë pas lufte, pa Hamasin në pushtet.
Kta e flliqin veten me zor
PërgjigjuBlinken do te prezantoje planin per rindertimin e Gazes ? Keta perendimoret me ne krye usa jane te pafytyre fare , keta qelbesira e kane mbeshtetur shtetin cifut me arme dhe ushtrine e tyre per te ber masakra ne Palestine dhe tani gjoja interesohen per rindertimin e vendit , ky eshte nje skandal i paprecedente
Përgjigju