Policia kufitare e pikës së kalimit të Kapshticës ka kapur 16 refugjatë sirianë në afërsi të fshatit Vërnik të rrethit të Devollit në drejtim të Piramidave I-24 dhe I-25.
 
Sipas burimeve mësohet se mes refugjatëve sirianë të kapur mesditën e djeshme janë katër meshkuj, tre femra, si dhe 9 fëmijë midis tyre një foshnjë tetë muajshe. Sipas burimeve zyrtare refugjatët kanë udhëtuar 16 km për rreth 12 orë deri në çastin që janë kapur nga patrulla e policisë kufitare të stacionit Kapshticë.
 
Sipas intervistimit u shprehen se kanë paguar nga 50 euro taksive për të ardhur deri afër kufirit.
 
Disa prej refugjatëve kanë pasur probleme të theksuara shëndetësore.
 
Probleme të rënda shëndetësore kanë shfaqur të miturit, kjo e konfirmuar edhe nga mjeku Patolog Sinan Agolli.

Ka pasur të sëmurë sirianë që janë paraqitur në urgjencën e spitalit Blisht për të marrë ndihmën mjekësore. Shumica ishin fëmijë, kishte dhe të rritur. Njëri nga ata ishte në gjendje më të rëndë, iu dha ndihma mjekësore. Mund të them se disa prej tyre nuk ishin të veshur siç duhet për të përballuar temperaturat sidomos gjatë orëve të natës” tha mjeku.
 
Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, 16 refugjatët sirianë do të strehohen në qendrat për refugjatët dhe migrantët deri në një vendim të dytë për depërtimin e tyre në vendet e origjinës.
 
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)