1.6 ton kanabis dhe kokainë, i çmontoi marokeni, goditet banda në Itali, kapen 7 shqiptarë (VIDEO)

1.6 ton kanabis dhe kokainë, i çmontoi marokeni, goditet banda në Itali, kapen 7 shqiptarë (VIDEO)

ITALI-35 të dyshuar, 17 janë arrestuar në Bolonja, nga të cilët 7 janë shqiptarë, 9 italianë dhe një nigerian për trafik droge.

Nga operacioni janë sekuestruar 1600 kg kanabis dhe 2 kg kokainë. Sipas medieve italiane droga ishte transportuar nga Shqipëria në drejtim të brigjeve të vendit fqinj.

Trafikantët blinin me shumicë kanabisin në Shqipëri me një çmim rreth 800 euro kg dhe e shisnin më pas në Itali me 2000 deri në 2500 euro kg. Droga shpërndahej më pas nga shqiptarët dhe marokenët në qytete të ndryshme të Italisë.

Banda komunikonte me kode, ndërsa policia arriti në gjurmët e tyre pasi prangosi një maroken, i cili tregoi më pas se kanabisin e kishte blerë nga shqiptarët jashtë një qendre tregtare në Bolonja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?