-
Drejtonte trafikun e kokainës me SKY ECC, Madridi i dorëzon Italisë shqiptarin e kërkuar! Në Bolonja trafikoi 80 kg drogë me vlerë 2 mln euro! U kap me plantacion hashashi në Spanjë
Policia italiane mbyll në qeli 37-vjeçarin e dënuar me rreth 3 vite burg në mungesë po për drogë. Operacioni në muajin mars, zbërthimi i kodeve të platformës SKY ECC zbuloi grupin shqipfolës, edhe 5 të tjerë të arrestuar. Shqiptari ishte zhvendosur më 2022 në Spanjë, u kap me plantacion kanabisi dhe drogë të cilësisë së lartë THC. Ishte arrestuar e dënuar edhe më 2019
28 Prill, 18:59 -
Itali/ Grabisnin në seri banesat në Bolonja, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar, shoku i arratiset karabinierëve
Një qytetar pikasi dy nga grabitësit e panjohur në ballkonin e një apartamenti në ‘Via Ghiberti’. Të dy po tentonin të hynin në shtëpi pasi kishin thyer xhamin e dritares, por veprimi i tyre u ndërpre nga dëshmitari, i cili njoftoi menjëherë autoritetet. Hetim aktivitetit kriminal
8 Prill, 16:57 -
Itali/ Nervozizmi gjatë kontrollit tradhton shqiptarin, i zbulohet kokaina në makinë dhe banesë! Bllok inventari me emrat e klientëve, shitjet dhe borxhet
Karabinierët pikasën 25-vjeçarin duke qarkulluar dhe ushtruan kontroll. Në mbështetësen e kokës të sediles gjetën fillimisht 11 doza kokainë dhe më pas 30 gramë të tjera në 40 doza të fshehura në banesë, bashkë me bllokun e shënimeve
1 Prill, 15:55 -
Itali/ Trafikuan 400 kg drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë! 5 të arrestuar, xhaxhai dhe nipi e drejtonin me SKY ECC! Belgët i hakuan
Hakimi nga Franca dhe Belgjika i platformës së koduar Sky ECC çmontoi kartelin shqiptar. Nga portet e Belgjikës, Holandës dhe Spanjës, në tregun italian ku sillej me kamionë dhe korrier. Vështirësi në dekriptimin e telefonave, banda çmontonte pajisjet GPS dhe vështirësonte ndjekjet. Hetimet nga 2021. Paratë e fituara riinvestoheshin në Shqipëri
22 Mars, 18:13 -
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
Oficerët vunë re se i dyshuari shkëmbente me persona të tjerë pako të vogla dhe e kapën në flagrancë, duke i shitur një 59-vjeçari vendas dozën e kokainës për 100 euro. Në bodrumin e vjetër të banesës iu gjet edhe sasia e konsiderueshme e drogës
24 Janar, 17:12 -
Itali/ Po trafikonte mbi 3 kg kokainë me ‘Mercedes Class’ në autostradë, arrestohet korrieri shqiptar! Vlera e drogës së 26-vjeçarit 300 mijë euro
Patrullat në Bolonja pikasën shqiptarin teksa qarkullonte me mjetin e tij luksoz, ndërsa poshtë sediljes kishte fshehur katër pakot me kokainë. Hetime për rrjetin e trafikut dhe bashkëpunëtorët
23 Janar, 16:09 -
Itali/ Shiste drogë të kamufluar pas paketimeve me figura sportistësh të njohur, arrestohet 22-vjeçari shqiptar!
Karabinierët hasën pranë stacionit të trenit makinën me dy persona, ku shqiptari po furnizonte një përdorues vendas me drogë. I gjenden në çantë dhe banesë 820 gramë hashash dhe 2075 euro cash. Gjykata e liron me arrest shtëpiak
22 Janar, 15:21 -
Antimafia shkatërron kartelin italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, 15 të arrestuar! Mbi 1 mln mesazhe në SKY ECC, lidhje dhe me ‘Ndragheta’ (EMRA+VIDEO)
Vlera e drogës 8 mln euro, edhe 5 shqiptarë të arrestuar. Organizata kishte aktivitet në Shqipëri, Kosovë, Ekuador e Holandë. Kapen 350 kg kokainë, heroinë, hashash dhe marijuanë dhe 80 mijë euro false. Lidhje ‘biznesi’ dhe mes klaneve mafioze. Kryenin transferta deri në 5 mln euro, i pastronin me biznese ndërtimi
14 Janar, 19:31 -
Itali/ Hiqej si rumun, shqiptari i arratisur kapet duke udhëtuar me tren, i kishin mbetur për të vuajtur 18 muaj burg për drogë! Nervozizmi e tradhtoi
Policia tha se 36-vjeçari po tentonte të rikthehej në Itali me dokumente false, duke udhëtuar me linjën hekurudhore nga Brener, për shkak të bllokimit nga moti i keq. Gjurmët e gishtrinjve konfirmuan identitetin, me shumë precedentë penalë për drogë dhe zhvatje. U dënua vitin e kaluar
20 Dhjetor 2024, 15:55 -
Bolonja/ Goditet grupi shqiptar i shpërndarjes së kokainës, 3 të arrestuar! Kishin kthyer shtëpinë në bazë droge, policia i gjeti 2 prej tyre duke fshirë gjurmët
Operacioni nisi tre ditë më parë në Treviso dhe u finalizua me tre arrestimet. Fillimisht u kap në rrugë një prej shqiptarëve, kurse në banesë u gjetën dy 32-vjeçarët duke pastruar gjurmët e aktivitetit kriminal. Një prej tyre me precedentë penalë në trafikun e lëndëve narkotike
13 Nëntor 2024, 10:06 -
Itali/ Grupi shqiptar “Katun” e shpërndante mallin me biçikletë, u përgjuan! Sekuestrohet 1 kg kokainë
Karabinierët e Cesenatico në Itali kanë çmontuar një rrjet të organizuar të trafikimit të kokainës, i përbërë nga të rinj, të cilët vinin nga i njëjti fshat i vogël në Shqipëri.Operacioni është koduar “Katun”, ose ndryshe e njohur s
24 Tetor 2024, 12:08 -
Itali/ Rekrutonin të rinj nga një fshat i Shqipërisë për të shitur kokainë, 4 të arrestuar në operacionin 'Katun'! Sekuestrohet 1 kg drogë (FOTO+VIDEO)
Autoritetet italiane kanë shkatërruar një rrjet të trafikimit të substancave narkotike, të përbërë nga 4 shqiptarë. Operacioni merr emrin e zonës nga rekrutoheshin. Skema e shitjes së drogës dhe si u gjurmuan shqiptarët, dy prej tyre çift
24 Tetor 2024, 08:53 -
VIDEO/ Lumenj që vërshojnë, rrugë, banesa dhe plazhe të përmbytura në Itali! Pamjet nga situata e motit të keq në Emilia Romagna
Videoja e xhiruar nga lart me dron tregon rrugët e Faenza-s (në provincën e Ravenës) të përmbytura plotësisht, për shkak të përmbytjes së lumenjve Marzeno dhe Lamone, por edhe sipërfaqe të tëra me tokë, lulishte, pemëtari, godina publike dhe private.
19 Shtator 2024, 10:54 -
Veriu i Italisë nën pushtetin e përmbytjeve, shi i rrëmbyeshëm, qytete nën ujë dhe qindra të evakuuar në Bolonja
Në 24 orët e fundit, rajoni i Emiglia-Romagna u përfshi nga stuhi me shkarkesë mbi 200 mm shi, duke sjellë edhe daljen e lumit Senio nga shtrati. Përmbytje në Ravena dhe Blolonja. Mbyllen disa rrugë, banorët këshillohen të ngjiten në katet e sipërme, mbyllen disa rrugë dhe mungesë energjie
19 Shtator 2024, 08:05 -
“Trafikuan lumenj droge nga Shqipëria”, prokurori kërkon 200 vite burgim për kartelin italo-shqiptar! Shoferi i ish-deputetit mbante lidhje me klanin shqiptar, kokaina me fytyrën e Escobar
Hetimet e nisura më 2019 dhe të finalizuara 4 vjet më pas në Bolonja, çuan në 13 arrestime. Procesi drejt fundit, dënime nga 11-20 vite izolim. U sekuestruan 114 kg kokainë, 37 kg hashash dhe më shumë se 1 mln euro cash. Si lidhej organizata dhe bashkëpunimi me italianët. Gianluca Fiore, shoferi i politikanit, punonte për shqiptarët
13 Shtator 2024, 08:19 -
Itali/ Pjesë e një grupi shpërndarësish, kapen me kokainë dhe Euro në banesë 2 shqiptarët! Një tjetër arrestohet për bastisje, shoku arratiset
Operacioni i parë u zhvillua në Bolonja, të dyshuarit bënin lëvizje të çuditshme në zonë. Dy të tjerët ‘manipuluan’ karabinierët në kontrollin e parë, por u pikasën më vonë në Urbino
30 Gusht 2024, 07:49 -
-
-
-
VIDEOLAJM/ Itali, polici s'e lejon të parkojë në vendkalimin dedikuar kalimtarëve, shoferi e merr para me makinë për disa metra
Një ngjarje e pazakontë është shënuar në stacionin e Bolonjës.Një i ri tërhoqi me makinën e tij një roje i cili kundërshton që shoferi të parkojë në vendkalimin e dedikuar kalimtarëve.
9 Nëntor 2023, 17:55