16 vjec, shtatzënë me shqiptarin
Prindërit: Duhet të abortojë

16 vjec, shtatzënë me shqiptarin<br />Prindërit: Duhet të abortojë
Vajza, që do ta quajmë Sara - nuk është emri i saj i vërtet – jeton 30 km nga Trento dhe ndjek shkollën profesionale për tu bërë parukiere. Me prindërit që punojnë dhe motrën e madhe, të improvizuar mama, Sara cdo ditë e më tepër distancohej nga vreshtat e provincës të saj, nga e përditshmja dhe miqtë adoleshent për të mbërritur në qytet ku ndihej e rritur dhe takonte të dashurin e saj shqiptar.

Pasi mori vesh lajmin që kishte ngelur shtatzënë, reagoi si një i rritur dhe vendosi me kokën e vetë. Vendosi që ai fëmijë do të ishte i saj me cdo kusht.

Por ajo shtatzani dhe vendimi për të mos abortuar e cuan në gjykatë. Sepse prindërit e saj, të divorcuar, por për një herë të vetme dakord me njeri-tjetrin, nuk duan e duan këtë shtatzani. Tepër e re; mbi të gjitha tepër e paqartë mbi jetën e tij. “Duhet të abortosh”, i thanë. Por Sara nuk do t’ia dijë.

Pas netësh të tëra të kaluara duke diskutuar i kërkuan ndihmë edhe të motrës, ti mbushte mendjen mbi abortin. Provuan të kontrollojnë jetën e vajzës, ta shoqëronin në shkollë për të limituar lirinë e saj. Por nuk shërbeu për asgjë. Atëherë të dëshpëruar, menduan të paraqiten në gjykatë, me shpresën se gjykatësi do vendos që ai fëmijë të mos jetojë. “Duhet ta detyrojë”. Kështu prindërit kanë vendosur ta cojnë vajzën e tyre të vogël në gjykatë, sepse ai nip nuk duhet të ekzistonte.

Kështu kjo histori e mallkuar përfundon në gjyqin e të miturve. Nëse Sara është 16 vjece, ka një shtëpi të rregullt dhe një jetë normale në provincën e saj të pasur, ai është 18 vjec dhe një shtëpi nuk e ka pasur kurrë. Jo në Itali, të paktën. Mbërriti nga Shqipëria kur ishte ende një fëmijë, i vetëm dhe nuk ka pasur asnjëherë një punë. Ja ka dalë në një farë mënyre dhe i ka rastisur ndonjëherë edhe të gabojë: Jeton në një komunitet dhe ka një listë të gjatë veprash penale të vogla. Është i dashuruar me Sarën, thotë; por prindërit e saj kanë gjetur në krahët e vajzës shenja të dyshimta. E kanë parë të qaj, sepse ishte keqtrajtuar. Kanë dëgjuar ankesat e saj mbi skenat e xhelozisë. Për ta ndaluar Sarën të flas me miqtë, ai, i dashuri i saj, i kishte marrë edhe skedën e telefonit.

Pothuajse një vit më parë, kishte ndodhur: Sara pati një raport me rrezik, edhe atëherë kishte qenë e vështirë ta bindnin të merrte pilulën për të abortuar. Por këtë herë nuk do të rrezikoj: Nuk i tha asgjë prindërve dhe vetëm nga zhdukja e menstruacioneve dhe fillimi i të vjellave të mëngjesit i hapën sytë familjes mbi shtazanin.

Ligji nuk e parashikon këtë situatë: Në rast të miturish, mendohet gjithmonë se ata që duhen bindur janë prindërit. Sepse vullneti i mamasë, edhe pse është një vajzë, nuk mund të limitohet.

Prokurori, Fabio Biasi, i cili ndoqi cështjen, është dorëzuar para këtij rasti: “Nuk ka hapësirë për ligjin, nuk mund të urdhërohet një abort. Ndërprerja e shtatzënisë është një e drejt, nuk mund të bëhet një detyrim. Nuk është një cështje për sallat e gjykatave; duhet të merren shërbimet sociale”.

Familja kërkon gjithashtu, nëse aborti nuk do kryhet, të largohen nga njeri-tjetri dy të dashuruarit.

Në emër të dashurisë dy të rinjtë premtojnë se do sistemohen, do gjejnë punë dhe do gjejnë bashkë një shtëpi për të rritur fëmijën e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'