16 vjeçarja nga Vlora ende e zhdukur, iku nga shtëpia edhe javën e kaluar por u gjet nga policia! Është parë serish dje në Orikum por nuk është lokalizuar

16 vjeçarja nga Vlora ende e zhdukur, iku nga shtëpia edhe javën e kaluar por u gjet nga policia! Është parë serish dje në Orikum por nuk është lokalizuar

Eliza Tozaj

16 vjeçarja Eliza Tozaj e shpallur e humbur, mësohet se është larguar disa herë nga banesa. Gjatë javës që lamë pas 16 vjeçarja është larguar nga banesa (konkretisht në datën 12 janar) ndërsa është gjetur nga blutë e Vlorës në qytetin e Orikumit, pasi kanë qenë banorë të Orikumit që kanë njoftuar policinë se një vajzë lëvizte në qytet vetëm. 16 vjeçarja është shoqëruar për në banesë të saj, pas verifikimeve të bluve se kush ishte (pasi fillimisht 16 vjeçarja ka thënë se ishte nga Saranda)...të premten rasti është përsëritur.

16 vjeçarja pasi ka mbaruar mësimin është larguar sërish. Ndërsa nëna e saj sot ka thënë se dyshonte se kishte ikur me një djalë (të cilin dyshohet se e ka pasur të dashur).  Blutë e Vlorës kanë nisur hetimin për gjetjen sërish të 16 vjeçares. Burime bëjnë me dije se kanë kontrolluar edhe një herë në Orikum por nuk e kanë gjetur. Burimet thonë gjithashtu se 16 vjeçarja një ditë më parë është parë në Orikum ndërsa ka shkuar në një byrektore të këtij qyteti. Por më pas vendndodhja e saj nuk është mundur të lokalizohet.

Familja Tozaj, nga Selenica jetojnë prej 6 muajsh në Vlorë në një shtëpi të marr me qira.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen