Stadiumi i Duseldorfit, me kapacitet prej 55 mijë tifozësh po dominohet nga ngjyrat kuqezi edhe pse Kabayel është pritës. Boksieri gjerman me origjinë kurde do të mbrojë pas pak çastesh titullin WBC kundër boksierit Nelson Hysa, i cili synon të bëhet shqiptari i parë që fiton një trofe të madh ndërkombëtar.

Të dy boksierët e peshave të rënda nuk kanë asnjë humbje në boksin profesionist. Kjo edhe për pak çaste…Ndeshja nis më 23:00.

Në përditësim