Vojislav Sheshelj ka djegur sot me rastin e 16 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s flamurin e Kosovës, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe SHBA-së.

Sheshelj është i njohur si udhëheqësi i radikalëve serbë i akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte. Mbështetës të SRS-së, janë mbledhur para ish-Shtabit të Përgjithshëm të Beogradit për të protestuar.

Ndërkohë Sheshelj, tha se Serbia kurrë nuk duhet të bëhet anëtare e NATO-s apo Bashkimit Evropian, edhe pse “regjimi tradhtar i kryeministrit Vuçiq është duke punuar për këtë”.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)