Karabinierët kanë arrestuar në Bolzano një të ri shqiptar, i kapur në flagrancë gjatë kontrolleve kundër shpërndarjes së drogës.

I dyshuari u ndalua pas një kontakti me të rinj të tjerë, njëri prej të cilëve u arratis me mbërritjen e forcave ushtarake.

Kontrolli personal dhe ai në banesë çoi në sekuestrimin e 34 pakove me kokainë, të barabarta me rreth 160 doza, si edhe hashash për rreth 75 doza dhe një shumë parash që dyshohet se ishte përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

I riu u arrestua në flagrancë dhe iu vu në dispozicion autoriteteve gjyqësore./Rai 

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.