1,615 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! 7 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! Shërohen 2,564 të tjerë

1,615 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! 7 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! Shërohen 2,564 të tjerë

Spitali Infektiv

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1,615 raste të reja me koronavirus nga 5,621 testime të kryera. Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Më konkretisht bëhet fjalë për tre qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, një qytetare nga Fieri 77 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 94 vjeç. Krahasuar me një ditë më parë kemi rritje të numrit të rasteve dhe rënie të numrit të të vdekurve nga COVID.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 125 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Sakaq, gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar nga koronavirusi 2,564 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin janë 22,214 raste aktive me COVID.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 719 në Tiranë, nga 65 qytetarë në Shkodër, Vlorë, 62 në Berat, 57 në Lushnje, nga 53 qytetarë në Fier, Durrës, 51 në Sarandë, 47 në Gjirokastër, 32 në Elbasan, 31 në Kurbin, 26 në Pogradec, nga 20 qytetarë në Kuçovë, Vorë, 18 në Dimal, 17 në Korçë, 16 në Kamëz, 15 në Lezhë, nga 14 qytetarë në Kavajë, Tepelenë, 13 në Mirditë, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Mallakastër, nga 11 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Përmet, Konispol, Krujë, 9 në Devoll, nga 8 qytetarë në Peqin, Memaliaj, Selenicë, nga 7 qytetarë në Divjakë, Delvinë, nga 6 qytetarë në Poliçan, Malësi e Madhe, nga 5 qytetarë në Shijak, Dibër, Mat, Kolonjë, nga 4 qytetarë në Librazhd, Himarë, Has, Pukë, nga 3 qytetarë në Kukës, Këlcyrë, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Roskovec, Bulqizë, Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Klos, Libohovë, Maliq, Belsh. 

Statistika (28 Janar 2022) 
Raste të reja ditore         1615
Të shëruar në 24 orë      2564
Të shtruar në spitale       125
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 5621

Testime totale              1,654,374
Raste pozitive                 255,741
Raste të shëruara             230,193
Raste Aktive                      22,214
Humbje jete                         3,334

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            10185
Fier                 1882
Shkodër         1817
Vlorë                1496
Elbasan          1359
Durrës             1201
Gjirokastër      1101
Korçë               890
Berat                 902
Lezhë                865
Kukës                 308
Dibër                  208

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kryetarit të Komunës së Strugës i konfiskohet pasaporta

Kryetarit të Komunës së Strugës i konfiskohet pasaporta