Bashkia e Tiranës ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit, Arjan Qafa, për konflikt të pastër interesi lidhur me gjykimin e çështjes së kompleksit të 5 pallateve 17 katëshe te Diga e Liqenit Artificial.
Në një njoftim për shtyp thuhet se "Bashkia e Tiranës ka denoncuar dhe argumentuar para publikut faktet që vërtetonin
lidhjen e ngushtë të këtij gjyqtari me kompaninë “Gener 2” dhe se, pikërisht për këtë arsye, gjyqi në fjalë është i montuar".
"Është fakt se gjykatësi Arjan Qafa është në konflikt të pastër interesi, pasi më datë 11 Mars 2010 ka lidhur një kontratë porosi për shtëpi dhe garazh me kompaninë “Gener 2”. Është fakt se në 31 Mars 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) e ka kallëzuar z. Qafa në prokurori për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. Këto dy prova të pakundërshtueshme janë më se të mjaftueshme që, së pari, gjyqtari në fjalë të përjashtohet menjëherë nga trupi gjykues i çështjes, dhe së dyti, Prokuroria e Përgjithshme të nisë një hetim të hollësishëm për ndjekje penale ndaj tij", thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.
Bashkia e Tiranës është e vendosur ta ndjekë deri në fund çështjen për të mos lejuar ndërtimin e 5 pallateve 17 katëshe te Diga e Liqenit, por njëkohësisht është e bindur se kjo çështje nuk mund të gjykohet as nga të afërmit, as nga ortakët e kompanisë “Gener 2”.
Redaksia Onlinel.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3174
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35