17-katëshi, Aministrativja rrëzon
Bashkinë i jep të drejtë "Gener 2"

17-katëshi, Aministrativja rrëzon<br />Bashkinë i jep të drejtë
Kompania e ndërtimit "Gener 2" sh.p.k e cila po ndërton kompleksin e pallateve te diga e liqenit artificial, ka fituar gjyqin në Gjykatën Administrative të Apelit.
 
Treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Enkelejda Softa, kanë vendosur të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë administrative, që i jep të drejtë kompanisë së ndërtimit për të vazhduar punimet.
 
Sipas këtij vendimi, shfuqizohet urdhëri i firmosur nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Eion Veliaj, për ndërprerjen e punimeve pranë Liqenit Artificial. Gjykata thotë se të detyrohet pala e paditur, Inspektoriari Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë t'i paguajë kompanisë ndërtuese “Gener 2 sh.p.k” dëmin e shkaktuar, si humbjen e pësuar dhe fitimin e munguar, si rezultat i ndërprerjes së punimeve.
 
Si dhe të paguaj në formën e dëmshpërblimit ndaj kompanisë ndërtuese dëmin moral që i ka shkaktuar shoqërisë pas nxjerrjes së aktit të paligjshëm të pezullimit të punimeve në këtë kantier ndërtimi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë