Pas padisë që Bashkia e Tiranës depozitoi në Prokurorinë e përgjithshme ndaj gjyqtares Enkelejda Metaliaj Softa, ajo mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga trupa gjyqësore që do të gjykonte çështjen e pallateve 17 katëshe te Diga e Liqenit Artificial, pas padisë së Gener 2 ndaj Bashkisë dhe IKMT.
Dorëheqja e parevokueshme e gjyqtares konfirmohet për Report Tv nga sekretarja e Gjykatës Administrative të Apelit.
Enkeljeda Metaliaj ishte drejtuesja e trupit gjykues në Gjykatën Administrative të Apelit, për çështjen e ndërtimit të pallateve 17 katëshe tek diga e e Liqenit Artificial dhe është kallëzuar nga Bashkia për konflikt interesi dhe lidhje familjare me njërin nga aksionerët e kompanisë “Gener 2”, që do të ndërtonte kompleksin e pallatave 17-katëshe tek diga.
Një nga ortakët e kësaj kompanie figuron Artan Metaliaj, kushëri me gjykatësen, Enkelejda Metaliaj, drejtuese e trupit gjykues që ishte caktuar për çështjen e pallatit 17-katësh tek diga e liqenit. Është pikërisht ky konflikt interesi që u denoncua nga kryebashkiaku Veliaj.
Më herët Bashkia e Tiranës kishte paditur gjyqtarin Arjan Qafa, i cili dha gjithashtu dorëheqjen. Gjykata e zëvendësoi atë me gjyqtarin Kastriot Selita.
Prej më shumë se 1 viti ndërtimi i 17 katëshit nën digën e Liqenit me një leje të dhënë nga ish kryebashkiaku Basha është pezulluar me vendim gjyqësorë, por ky vendim është paditur nga kompania Gerner 2 në Apelin Administrativ.
Sipas Veliajt trupa gjykuese që do të merrte në shqyrtim cështjen e pallatit 17-katësh tek diga e liqenit do te jepte vendim te paracaktuar.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com