ITALI- Dorian Konti, është 37-vjeçari me origjinë shqiptare që u arrestua nga policia italian, pasi u kap me 27 kilogramë kokainë.
Gjatë kontrollit rutinë të ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonte shqiptari, policia gjeti 16.7 kilogramë kokainë, mbrëmjen e së premtes. Në shtëpinë e tij në Occhiobello, në provincën e Rovigos, karabinierët gjetën edhe 10 kilogramë e gjysmë kokainë.
Në total, Konti u kap me më shumë se 27 kilogramë kokainë që në treg çmimi do të mund të shkonte deri në 2 milionë e 700 mijë euro.
Komento