Pas 17 muajsh nga fillimi i pandemisë COVID-19, bizneset në vend akoma nuk janë të bindura për të miratuar një plan emergjence për kriza të tilla. Sipas një ankete të realizuar nga Këshilli i Investimeve rezulton se vetëm 52% e kompanive të pyetura janë të gatshme për të miratuar një plan emergjence, ku janë të përcaktuara masat dhe hapat që do të ndiqen në rast të një krize në vitet në vijim. Ndërsa pjesa tjetër e bizneseve janë të pavendosura dhe kundër miratimit të këtij plani.
Biznesi i madh me xhiro mbi 14 milionë lekëështë më i gatshëm për të pasur një plan rezervë edhe pse ishte një nga kategoritë që pati ndikimin më të ulët nga pandemia, ndërsa kategoria me interesin më të ulët për një plan emergjence është biznesi i vogël me xhiro deri në8 milionë lekë.
Bujqësia edhe pse ishte ndër të paketat sektor që nuk e ndaloi aktivitetin gjatë pandemisë duket se është sektori më i ndërgjegjësuar. 70% e ndërmarrjeve në këtë sektor janë të gatshme për të bërë një plan emergjence ndërsa 30% janë ende të pavendosur.
Ndërkohë të gjithë sektorët pohojnë rënie të xhiros, ulje të aktivitetit, largime nga puna dhe pasiguri për të ardhmen si pasojë e COVID-19, por nga ana tjetër pandemia ka ndryshuar fokusin e investimeve për bizneset.
Sytë tashmë janë tek teknologjia, jo vetëm për të fuqizuar punën online por edhe për të investuar në pajisje të reja. Sipas anketës nga bujqësia, tregtia, shërbimet, turizmi, ndërtimi apo industria fokus kanë menaxhimin e riskut nga krizat dhe investimin në teknologji të reja.
Po ashtu duke qenë se këtë vit të gjitha bizneset po përballen me mungesë të fuqisë punëtore, ata janë përgjigjur se një nga investimet që do të kryejnë në vijim është aftësimi profesional i punonjësve. Industria, turizmi dhe shërbimet janë tre sektorët qërenditen në krye për investimin në aftësim profesional.
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7603
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi, por bizneset prodhuese më fitimprurëse
9 Nëntor, 18:27
-
Tatimet: Shtyhet deri më 20 nëntor afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing
25 Tetor, 10:46
-
Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare
6 Tetor, 17:58
-
'Amnistohet' shkelja e parë e bizneseve, vetëm këshillim nga inspektorët jo gjobë! Ministrja: Kontrolle vetëm mbi bazë risku, ligji i vjetër ka lejuar abuzime
3 Shtator, 17:22
-
'Amnistohet' shkelja e parë e bizneseve, vetëm këshillim nga inspektorët jo gjobë! Ministrja: Kontrolle vetëm mbi bazë risku, ligji i vjetër ka lejuar abuzime
3 Shtator, 17:16
-
Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro
10 Gusht, 09:06
-
Në 3 muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €
23 Prill, 16:59
-
Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen
19 Prill, 17:00
-
Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet
28 Mars, 21:08
-
Shqiptarët paguan nga xhepi 141 mln euro për blerjen e produkteve farmaceutike më 2023, financuan 55% të konsumit
29 Janar, 11:02
-
Për 2023 sëmundshmëria kronike u rrit 5,9%, shkak plakja e popullsisë dhe pasojat e Covid
23 Janar, 07:37
-
Janar-nëntor, të ardhurat u rritën me mbi 63 miliardë lekë! Euro preku importin, 3.6 mld lekë më pak të ardhura doganore
19 Dhjetor 2023, 17:16