17 shkurt, protesta opozitës, policia:
Ka të dhëna për dhunë, përgjigjemi!

17 shkurt, protesta opozitës, policia:<br />Ka të dhëna për dhunë, përgjigjemi!
Policia e Kosovës ka ngritur alarmin se në protestën e opozitës në 17 shkurt do të ketë dhunë. Në një deklaratë për mediat nga ana e policisë theksohet se ka informacione të besueshme se në këtë protestë do të marrin pjesë që mund të përdorin mjete që rrezikojnë jetën e qytetarëve. 

Duke paralajmëruar se mbi ata që nuk respektojnë ligjin do të ketë masa të ashpra, autoritetet në Kosovë thonë se disa protestues mund të përdorin edhe bomba molotov apo armë zjarri. 

Tre partitë e opozitës kanë paralajmëruar prej kohësh protestën që do të mbahet në ditën e Pavarësisë. 

Për 5 muaj me radhë opozita ka bllokuar punën e Kuvendit, duke kërkuar shfuqizimin e dy marrëveshjeve, atë të bashkësisë së komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi. 

Tani opozita në Kosovë kërkon largimin e qeverisë si dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Nga ana tjetër edhe zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës duket se do të sjellë një tjetër krizë politike.
 

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin