“Një moment historik dhe një arritje strategjike për Shqipërinë.” Kështu e cilësoi ministri Ermal Nufi 17-vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO, duke theksuar se Shqipëria ka ndërtuar ndër vite profilin e një aleati të besueshëm dhe një kontribuuesi aktiv në sigurinë ndërkombëtare.

"Si sot, 17 vite më parë, në një moment historik, fituam vendin tonë si anëtare e NATO, aleancës më të madhe ushtarake në histori. Një arritje që nuk ishte vetëm një akt formal, por një zgjedhje strategjike dhe një orientim i qartë i Shqipërisë drejt vlerave euro-atlantike, demokracisë dhe sigurisë së përbashkët. Në këtë rrugëtim, ndihemi krenarë për gjithçka kemi ndërtuar në këto 17 vite. Për besimin që kemi arritur ta fitojmë dhe ta ruajmë me dinjitet, për përpjekjen e vazhdueshme për të rritur kapacitetet dhe për të modernizuar Forcat tona të Armatosura , për profesionalizmin e grave dhe burrave në uniformë që përfaqësojnë Shqipërinë me nder në çdo mision. Krenarë për rolin që kemi fituar si faktor stabiliteti dhe pikë referimi për sigurinë në rajon, duke u angazhuar krah për krah me Aleatët tanë, nga misionet paqeruajtëse deri te operacionet më të rëndësishme ndërkombëtare, gjithmonë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe vlerave euro-atlantike. Kushdo që e njeh Shqipërinë e kupton pse ne kontribuojmë me kaq përkushtim në mbrojtjen kolektive: sepse e dimë vlerën e lirisë, e dimë çfarë do të thotë siguri dhe solidaritet. Rrugëtimi ynë vazhdon, me më shumë përgjegjësi, me më shumë ambicie dhe me të njëjtin përkushtim për të qenë një aleat i besueshëm dhe një kontribuues aktiv në sigurinë globale" shkruajti Nufi në një postim në rrjetet sociale.

 

Lajmi kryesor:

17 vite në NATO/ Begaj: Shqipëria aleate e denjë! Hoxha: Kemi dëshmuar besim dhe përkushtim ndaj Aleancës


U.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 31 Mars, 11:25

    A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?