17-vite nga “revolucioni”, motori i
kërkimit Google feston ditëlindjen

17-vite nga “revolucioni”, motori i<br />kërkimit Google feston ditëlindjen
Gjigandi i motorit të kërkimit Google ka festuar 17 vjetorin e ‘lindjes’. Para vitit 2006, Google e festonte ditëlindjen më 26 shtator, ndërsa pas këtij viti e ka festuar gjithmonë më 27 shtator.
 
Megjithatë, Google është krijuar për herë të parë më 4 shtator 1998. Si duket në datën 27 shtator është krijuar edhe doodle i parë për ditëlindje, në vitin 2002, prandaj konsiderohet edhe si ditëlindja e Google.
 
Për të festuar këtë përvjetor, Google ka shfaqur një doodle të ri. Teksa klikon në Google logoja e re përbëhet nga një kompjuter i vjetër, logoja e Google në vitin 1998 si dhe një llambë elektrike.

Kanë kaluar plot 17 vjet që kur Larry Page dhe Sergey Brin prezantuan Google në një garazh makine në Menlo Park të Kalifornisë, në vitin 1998. Dhe që atëherë, e gjithë bota do të ndryshonte. Google tashmë është shndërruar prej kohësh në gjigandin e kërkimit në internet.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani