Një djalosh 17-vjeçar është paraqitur në spitalin St. Mary Medical Center në West Palm Beach në Florida i veshur me përparëse me logon e spitalit St. Mary.
Adoleshenti ka “luajtur” rolin e doktorit për një muaj pa u zbuluar nga rojet e sigurisë, pasi ata duke e parë çdo ditë kanë menduar se tashmë ai është i punësuar pranë spitalit.
Ai ka hyrë në spital dhe është paraqitur si doktor Robbins pranë doktorit Sebastian Kent.

Doktor Sebastian nga ana e tij është shprehur se po plaket çdo ditë e më shumë pasi doktorët e sotëm janë gjithnjë e më të rinj.
Spitali ka shprehur zyrtarisht se adoleshenti nuk ka bërë asnjë ekzaminim të pacientëve gjatë kësaj kohe, pasi rrinte në zyrën e tij, ndërsa doktori Sebastian kishte takimet me pacientët.
Mamaja e 17-vjeçarit tregon që djali i saj është i sëmurë dhe kohët e fundit ai nuk është kuruar.
Policia dhe spitali kanë vendosur që të mos e dënojnë 17-vjeçarin.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com