Ka përfunduar pak para mesnate protesta para Kuvendit të Kosovës për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Pas tensioneve dhe përplasjeve me Policinë, protestuesit janë shpërndarë qetësisht, por do të rikthehen në shesh nesër në orën 09:00.

Protesta nisi që në mëngjes me kërkesën që ndryshimet për Specialen, të miratuara në parim nga Kuvendi, të kalonin edhe në leximin e dytë dhe përfundimtar. Situata u përshkallëzua pasi deputetët e Vetëvendosjes u larguan dhe votimi nuk u zhvillua.

Gjatë përplasjeve, protestuesit hodhën mjete piroteknike dhe shishe qelqi, ndërsa Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për t'i larguar nga zona e Kuvendit.

Protesta do të rinisë të martën në orën 09:00, me të njëjtën kërkesë: votimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.


Lajmi kryesor:

Mbyllet protesta për Specialen në Prishtinë, Policia gaz lotsjellës e topa uji kundër protestuesve! 17 të lënduar, 6 prej tyre policë, arrestohet nipi i Thaçit! PDK: VV të votojë ligjin (VIDEO + FOTO)