17 vjet pas '11 shtatorit', nëna e Bin Laden: I pëlqente të studionte, ndryshoi në Universitet - s'e takova më që nga '99

17 vjet pas '11 shtatorit', nëna e Bin Laden: I pëlqente të studionte, ndryshoi në Universitet - s'e takova më që nga '99

 Alia Ghanem, nëna e Osama Bin Laden

Kur kanë kaluar 17 vite nga sulmet terroriste të 11 shtatorit ndaj Kullave Binjake në New York të SHBA-ve, flet për herë të parë nëna e ish-kryeterroristit të vrarë, Osama Bin Laden. Alia Ghanem, e cila jeton me familjen e saj në Arabinë Saudite, ka thënë për The Guardian se shefi i al-Qaedës ishte një "fëmijë shumë i mirë, por u radikalizua në universitet rreth moshës 20-vjeç". 

Ghanem, aktualisht rreth moshës 70-vjeçe, zbuloi se Osama u bë "njeri i ndryshëm" në Universitet dhe se ajo kurrë nuk e kishte menduar se ai do bëhej i tillë, nga një njeri i ndrojtur dhe i devotshëm për studime, do vazhdonte të bëhej një xhihadist i aftë për orkestrimin e sulmeve shkatërruese që vranë mijëra në Nju Jork në vitin 2001. Ajo mban në dhomën e saj fotografinë e të birit, Osama, i veshur si luftëtar. 

"Ai ishte njeri shumë i drejtë. Shkonte shumë mirë në shkollë. I pëlqente të studionte. I shpenzoi të gjitha paratë e tij në Afganistan - ku do të fshihej nën maskën e biznesit familjar. A dyshoja ndonjëherë ajo se ai mund të bëhej xhihadist? Kurrë s'e kisha menduar në mendjen time. Si u ndjeva kur e kuptova se kush ishte ai? Ishim jashtëzakonisht të mërzitur. Unë nuk doja që kjo të ndodhte. Pse ai duhej të shkonte kaq larg? 

Alia Ghanem, nëna e Osama Bin Laden


(Me rreth të kuq Osama Bin Laden gjatë një vizite studentore në Suedi në vitin 1971)

Familjarët rrëfejnë se ata e panë për herë të fundit Osama-n në Afganistan në vitin 1999, vit në të cilin ata e vizituan atë dy herë në bazën e tij jashtë Kandaharit. "Ishte një vend pranë aeroportit që e kishin zënë pas largimit të rusëve", thotë Ghanem. "Ai ishte shumë i lumtur që na priste", thotë e ëma e tij. 

Vëllai i Bin Laden rrëfen raportin e ngushtë të nënës me Osama-n, e cila nuk donte ta fajësonte atë për atë që i kishte bërë rendit botëror në 2001.  

"Ka kaluar 17 vjet [që nga 11 shtatori] dhe ajo mohon gjithçka për Osamën", thotë Ahmedi. "Ajo e donte aq shumë dhe nuk pranonte ta fajësonte atë. Në vend të kësaj, ajo fajëson ata përreth tij. Ajo njeh vetëm anën e mirë të djalit, anën që pamë të gjithë. Ajo kurrë nuk e mori vesh anën xhihadiste. 

Ahmad, vëllai i Osama Bin Laden


(Nëna dhe vëllai i Osama Bin Laden, Alia Ghanem dhe Ahmad)

"Isha i tronditur, i habitur",
thotë ai pas lajmeve nga Nju Jorku mëngjesin e 11 shtatorit. "Ishte një ndjenjë shumë e çuditshme. Ne e dinim që në fillim [se ishte Osama], brenda 48 orëve të para. Nga më të rinjtë tek më të moshuarit, ne të gjithë u ndjemë të turpëruar prej tij. Ne e dinim që të gjithë do të përballeshim me pasoja të tmerrshme. Familja jonë që ishte jashtë vendit u kthye në Arabinë Saudite. Ata ishin shpërndarë nëpër Siri, Liban, Egjipt dhe Evropë. Në Arabi na ishte ndaluar dalja jashtë vendit. Kishte kontrollt të fortë mbi familjen tonë". Gati dy dekada, Bin Ladenët nuk mund të lëvizin relativisht lirisht brenda dhe jashtë mbretërisë.

Vrasja e Osama Bin Laden
Osama u qëllua për vdekje nga një ekip special i Marinës së SHBA në Pakistan në vitin 2011 dhe djali i tij, Hamza, i cili xhihadistët e kanë përshëndetur si ‘trashëgimtar’ në udhëheqjen e al-Qaedës, vitin e kaluar i bëri thirrje myslimanëve në mbarë botën për të nisur sulme terroriste hakmarrëse në SHBA.

Familja tani ndodhet në një rezidencë në Jeddah, qytetin arab të Arabisë Saudite që ka qenë shtëpi e klanit Bin Laden ndër breza. Ata mbeten një nga familjet më të pasura të mbretërisë: perandoria e tyre e ndërtimit ngriti pjesën më të madhe të Arabisë Saudite moderne./The Guardian/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja