17-vjeçari shqiptar dorëzohet në policinë gjermane: Kam vrarë një njeri

17-vjeçari shqiptar dorëzohet në policinë gjermane: Kam vrarë një njeri

Vendi ku u gjet viktima

Një 17-vjeçar shqiptar është vetëdorëzuar në policinë gjermane duke pranuar se kishte vrarë më plumb në kokë një person në Kaltenkirchen në Gjermani.

Mediat gjermane raportojnë se i mituri, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur është dorëzuar në stacionin e policisë bashkë më avokatin e tij, për të rrëfyer krimin.

17-vjeçari shqiptar i çoi oficerët e policisë në orën 2:41 të mëngjesit të së shtunës së 25 nëntorit, pranë zonës ku kishte kryer krimin. Aty u gjet trupi i viktimës, i ekzekutuar me një plumb në kokë, në një zonë të vogël pyjore pranë një banje termale. Një gjyqtar lëshoi ​​një urdhër arresti për vrasje nga pakujdesia.

Viktima dhe 17-vjeçari shqiptar, sipas Bild, ndoshta kanë pasur një mosmarrëveshje për pazaret e drogës. Deri më tani, shqiptari, i cili nuk ka vendbanim të përhershëm në Gjermani, mësohet se nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penal.

Hetuesit flasin për "indikacione të një krimi në zonën e Uetersen" dhe janë në kërkim të dëshmitarëve që kanë bërë "vëzhgime të dyshimta" midis të martës dhe të shtunës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion

Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion