17-vjeçarja e abuzuar në Sarandë, e ëma mohon përdhunimin: Nuk është e vërtetë, e bind i dashur të thotë gjëra të tilla

SARANDË- Abuzimi seksual i 72-vjeçarit me të miturën që kur ajo ishte 14 vjeç, dhe e pranuar prej tij para policisë, është mohuar në mënyrë kategorike nga e ëma e vajzës. Në një lidhje telefonike për "Repolitix" e ëma e vajzës së abuzuar ka thënë se asnjë nga këto akuza nuk është e vërtetë dhe se kjo gjë është e stisur nga i dashuri i vajzës, që sipas saj e ka tjetërsuar atë. E ëma e të miturës së abuzuar thotë se këto histori nuk kanë ekzistuar kurrë dhe gjithçka nisu kur ajo u njoh me të dashurin, i cili e ka gënjyer atë vazhdimisht dhe e mban me shpresa se do të ndahet me gruan që ka në Itali dhe do martohet me vajzën. E ëma tha në "Repolitix" se ka frikë për jetën e vajzës dhe mendon se ajo është në rrezik.

"Vajza shkonte në shkollë tek ekonomiku në Sarandë. Shkonte dhe vinte, ishte e qetë. Në muajin mars sa do të mbushte 17 vjeç vjen një djalë dhe më kërkon të takojë burrin. Ata takohen dhe flasin, pinë kafe. Me 72-vjeçarin kemi patur shoqëri, nuk është e vërtetë që ka ndodhur diçka me të. Vajza kishte një djalë dhe unë e pyeta: "A je në rregull ? E kupton ti për çfarë flas". Unë nuk kam vajzë për të martuar, i thashë atij djali. Vajzës i thoshte "jam 28 vjeç në pasaportë ishte 34". Vajza që kur është njohur me këtë djalin, ajo ka filluar të flasë kështu. Se çfarë i kanë bërë. I kanë hedhur ndonjë ilaç. Vajza ka qenë gjithnjë e shoqëruar nga ne. Ajo nuk i thoshte këto gjëra përpara. Pasi u njoh me atë djalin. Nuk po njoh dot vajzën time. Vajza ime është në rrezik. Nuk më ndihmon njeri. Unë dua vajzën të jetë në rrugë të drejtë. Nuk e di se si ka bërë vajza. Më parë nuk fliste kështu. Më tha do takoj vjehrrën dhe se me djalin ishte në rregull. E mbajti vajzën 28 ditë në shtëpi. Pse e mësonte vajzën të gënjente? Pas ditëlindjes së saj në datën 4 mars e mbajti në shtëpi. Ai e kishte pyetur "a je e ndershme". Nga doli ky përdhunim? Ajo i kishte thënë djalit se nuk kam shkuar me njëri. Me 72-vjeçarin kemi miqësi, por ai nuk vjen kurrë brenda vetëm kur është burri. Viktima e parë që do të ishte, do të isha unë. E s'mund të kapë vajzën kur kemi miqësi me një familje, dhe të kapi vajzën e njeriut të cilin e respekton. Miku i burrit do më përdhunonte njëhërë mua, pastaj vajzën. Nuk është e vërtetë që ka ndodhur kjo gjë edhe me burrin tim. Ai nuk bën nga këto gjëra. Është njeri punëtor. Unë kërkoj ndihmë se kam frikë mos vajza i bën diçka vetes", tha e ëma.

E ëma shprehet se ka frikë për vajzën, pasi që kur është njohur me atë djalë, sipas saj, 17-vjeçarja është tjetërsuar dhe nuk njihet më.

"Vajza ime tregon gjithmonë. Unë dua të di çfarë qëllimi ka ai djalë për vajzën. Pse e mëson ta mashtrojë, të gënjejë? Ai i ka thënë vajzës që jam i martuar me një grua në Itali. Do ta lë atë dhe do të marr ty. Vajza është e vogël. Si mund të mashtrojë një njeri që e do? Nuk i fal vetes që vajzës t'i ndodhë diçka. Pse gënjente vajza që jam në Durrës kur ishte në shtëpinë e tij? Ky djali kur u bëri propozimin, vajza i tha se jam e ndershme. Vajza ka qenë e qetë, gjatë gjithë kohës. Këtë muaj që ka qëndruar me këtë të riun kanë ndodhur gjithë këto gjëra. Unë dua të mbroj vajzën. Ky i riu i dërgonte sms ku i shkruante hidhu nga dritarja se të marr unë. Ai dërgonte sms dhe i thoshte prindërit e tu do bien në burg. Më ndihmoni se jeta e vajzës është në rrezik", tha e ëma.

72-vjeçari u arrestuar mbrëmjen e djeshme në Sarandë për abuzim me të mitur, ndërsa e pranoi vetë krimin e kryer, por për t'u justifikuar tha se vajza e kishte provokuar vetë. Ndërsa në dëshminë e zbardhur nga Report Tv, ajo tha se abuzimet kanë nisur që në moshën 14-vjeçare dhe se kishte frikë të tregonte.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 26/04/2020 08:46

    Që mbas shembjes sistemit Komunist nuk është investuar ose përkrahur Bujqësia dhe Fermerët nga Shteti as 10/%. Këta HAJDUTËT nuk kuptojnë se kudo në Botë në rastë se nuk funksionon sektori I parë BUJQËSIA atherë kapitullon ekonomia e vendit. Do vdesin duke ngrënë Hashash RILINDASIT

    Përgjigju
  • Genti: 24/04/2020 23:17

    Jo me ate page Jetojn 60perqind fasoneri punojne grate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë