“Po të kisha telefonuar nga Tirana në Mars apo Saturn, do të kisha marrë një faturë më pak të shtrenjtë”. Ironik Bruno Spazzarini, pronar i një ferme të mirënjohur në Val Borbera, në Borghetto të Italisë, i cili disa ditë më parë mori një faturë nga kompania telefonike Tim - Telecom Italia, sipas së cilës ai kishte harxhuar 18 mijë e 323 euro e 2 cent për dy muaj.

Rasti i Spazzarini-t është me të vërtetë unik, sepse duke marrë parasysh të dhënat në trafikun e tij, rezulton që ai ka folur shumë pak minuta me jashtë, e barabartë me 798 megabajt të shkarkuara në telefon nga interneti.

Një minutash me sa duket qesharak për të marrë një faturë as me 100 apo 200 euro, por plot 18 mijë euro, ku 3000 euro prej tyre janë si TVSH.

Ndërkohë duhet të sqaroj se unë kërkova të më shpjegojnë këtë çmenduri të Tim, por pa rezultat sepse është gati e pamundur që të marrësh informacion nga operatorët”,-komenton Bruno Spazzarini- duhet të kem folur me 100 persona të ndryshëm, në kushedi se sa call center, duke marrë përgjigje të ndryshme. Por kurrë një të kënaqshme.

Një delir. Çështja është kështu: Gruaja ime është nga Shqipëria dhe në verë ajo shkoi për të takuar familjen e saj. Për këtë mora një tarifë që mbulonte Europën duke telefonuar nga Italia me koston normale të një tarife abonimi të normës fikse. Se çfarë ka ndodhur në Shqipëri nuk i dihet. Tim, si në faturë edhe në kontratë, më jep 5 giga internet në Europë me trafikun telefonik, mesazhe pa limit e internet bazë pa limit.

Ata tani më thonë për një trafik “ekstra BE”. Por, Shqipëri edhe se nuk është në Bashkim Europian është në Europë. Dhe kontrata më njeh edhe trafikun në “Europa Bis”, edhe pse askush nga Tim nuk më ka shpjeguar se në çfarë konsiston “Europa bis”. Kur pranova kontratën  nëpërmjet operatorëve telefonik, i shpjegova qartë se do të telefonoja edhe nga Zvicra dhe Shqipëria.

Operatori mu përgjigj se do të isha i mbuluar në “të gjithë Europën”, siç është e shkruar në kontratën që mora me email. Në momentin që më thuhet “ trafik bazë pa limite” çfarë duhet të kuptoja? Faturën astronomike që nuk përputhet me telefonatat që kamë bërë, por një “trafik i të dhënave”.

Që do të thotë se, ndoshta, është shkarkuar një këngë e thjeshtë nga interneti ose një lojë, kur telefoni u mbështet me dijeninë tonë në një kompani roming të huaj. Ndoshta një shoqëri greke. Por nuk besojmë se e kemi bërë një gjë të tillë. Për këtë arsye në faturë vjen një trafik i tillë për shumë pak minuta

Për këtë arsye vjen ky trafik në faturë, i treguar vetëm për disa minuta, që thuhet se janë bërë më 15 korrik, duke justifikuar këtë shifër absurde
", shpjegon Spazzarini.

"Sipas autoritetit Agicom," tha Mario Gatto, nga shoqata  e konsumatorëve Globo,  të cilës Spazzarini iu drejtua, "Tim duhet të kishte paralajmëruar përdoruesin sapo të kishte konsumuar 150 euro, duke e pyetur nëse ai kishte dijeni mbi trafikun, e duke e pezulluar linjën telefonike ose aplikacionin e shkarkimit. Kjo nuk ka ndodhur, kështu që ne kemi apeluar tashmë”, thotë ai.

italiani
  (Bruno Spazzarini me faturën e telefonit në dorë)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com