18 qershori, Bamir Topi: Kod të ri
Zgjedhor, opozita të dalë nga çadra

18 qershori, Bamir Topi: Kod të ri<br />Zgjedhor, opozita të dalë nga çadra
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, kërkoi hartimin e një ligji të ri elektoral, kur jemi dy muaj larg zgjedhjeve parlamentare.
 
Gjatë një konference për shtyp, pas mbledhjes së kryesisë së FRD, Topi i bëri thirrje opozitës të dalë nga çadra dhe të ulet në tryezë për hartimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
 
Sa i takon situatës aktuale politike, ish-presidenti tha se është produkt i ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës.
 
"Nëpërmjet një dialogu të zgjidhin problemin, të projektojnë një ligj modern për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndryshe do të vazhdojë kalvari i kontestimit.
 
Shqipëria ka nevojë të pastrohet dhe pastrimi duhet të fillojë pikërisht me atë që është gjëja më e rëndësishme për demokracinë, dita e zgjedhjeve.
 
Kjo është drama e madhe e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, që e kthen Shqipërinë në një situatë bipolarizimi. FRD i qëndron në mënyrë konsekuente propozimeve të saj.
 
Në rast se do të dalim nga kjo situatë politike, partitë pavarësisht pozicionit të tyre, nëse janë brenda nëpër zyrat e shtetit apo se janë në bulevard në çadër, duhet ri rikthehen komunikimit të dialogut"
, u shpreh Topi.
 
Kreu i FRD u shpreh skeptik për negociatat e ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët, pasi sipas tij kriza duhej të ishte zgjidhur nga vetë politika. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori nuk paguan gjobën, vetëm 24 mijë euro nga 430 mijë! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet

Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori nuk paguan gjobën, vetëm 24 mijë euro nga 430 mijë! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet