18 qershori, Rama: Afati i fundit
për PD sot,nesër hapim fushatën

18 qershori, Rama: Afati i fundit<br />për PD sot,nesër hapim fushatën
Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Elbasanit deklaroi se Partia Demokratike ka afat deri sonte në orën 24:00 për të pranuar ose jo marrëveshjen për zgjidhjen e ngërçit politik, pasi nesër Partia Socialiste do të hapë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit, të cilat do të zhvillohen edhe pa opozitën nëse vijon bojkotin.
 
Nesër është data 18 Maj dhe sipas Kodit Zgjedhor nis fushata për datën 18 qershor të zgjedhjeve parlamentare që janë dekretuar nga Presidenti Bujar Nishani.
 
Rama u shpreh i prerë se zgjedhjet nuk janë lojë, që të bëhen kur do PD, por do të bëhen atëherë kur e përcakton ligji dhe 18 qershori do të jetë dita e gjykimit të popullit për partitë, që do të marrin pjesë.

"Ajo që është zhvilluar nuk është një negociatë, unë e kam thënë kur dola nga takimi i fundit me Presidentin; Për mua çështja është mbyllur. Në orët që fituan nga tërheqja nga Kavaja nuk patën asnjë përgjigje, nuk kemi ne se cfarë negociojmë, ashtu si kundër ndërkombëtarët janë dorëzuar.
 
Kjo e fundit është një përpjekje e miqve tanë amerikanë, që kanë thënë se duam të provojmë, OK provojmë. Unë nuk flas në emër të SHBA, ata e bëjnë dhe po turbullojnë opinionin, Amerika flet vetë.

Sidoqoftë mesazhi im është; Ne në 18 qershor njerëzit do të mbyllin kapitullin e këtyre lojërave pa mbarim dhe nëse ata nuk do të kthjellohen deri në fund të ditës së sotme dhe nuk do të vijnë të votojnë Vetingun dhe duke pranuar ofertën që kanë dhe për të hyrë në zgjedhje, 18 qershori do të jetë fakt i kryer dhe parlamenti i ri, vendimi i parë që do të marrë do të jetë zhbllokimi i Vettingut.
 
Nëse do të ndodhte sot, por jo si lojë, por as si një arsye, ta marrim zvarrë popullin dhe të themi të bëjmë zgjedhjet kur u teket tyre".


Rama: PD lojë me Vettingun, stop me justifikime
Rama ishte i qartë kur u shpreh nga Elbasani se zgjedhjet nuk janë lojë, ndërsa atë që po bën PD tani me Vettingun e cilëson si një lojë.
 
"Nuk ka një shtet serioz ku të pranohet se mund të bëjmë cfarë të duam ne për zgjedhjet. Është momenti për të thënë 'STOP'. Ofertat nuk janë autobusë unaze,  ku ti rri aty dhe thua 'nuk po hipi se do të vijë prapë'.
 
Nuk mund ti lejojmë vetes të ndalojmë punën, pasi disa thonë se prit se unë gabova atëherë. E gjithë kjo histori e ka rrënjën te frika e tyre nga drejtësia dhe e gjithë përpjekja për të thënë sot se do të votojnë Vettingun është një lojë, justifikim
" deklaroi Rama.

Rama: I jam lutur Bashës më shumë se Romeo Zhulietës
Kryeministri Rama nuk e kurseu ironinë gjatë takimit në Elbasan, lidhur me ftesën për Bashën për ta takuar.
 
Rama tha se i është lutur Bashës aq sa Romeo i Shekspirit nuk i është lutur Zhulietës.

"Ju e mbani mend që PS, bëri një grevë urie, për cfarë? Për ngritjen e një komisioni për të bërë transparencë.
 
Ne nuk kërkuam qeveri teknike, por një të drejtë kushtetuese të opozitës dhe gjithë ajo betejë përfundoi me shkrimin e një neni në ligjin zgjedhor, që sanksionon hapjen e kutive, ishte një fitore e rëndësishme, por minimale me gjithë atë përpjekje.
 
A keni parë njeri që ti lutet aq shumë 'Hajde takohemi, hajde takohemi' aq sa Romeo i Shekspirit nuk i është lutur Zhulietës.
 
Erdhi punë derisa u tërhoqëm nga zgjedhjet në Kavajë për t'i dhënë mundësi PD për t'i hapur të rikthehet, nuk ishte prova që ne kemi frikë, por na dhimbset vendi edhe qetësia, por edhe procesi demokratik.
 
Tani vjen dita jemi në orët e fundit, ndërkohë që ata vazhdojnë lojë duke thënë tani janë dakord për gjithcka që nuk ishin dakord për ti bërë gjërat si duhen
" tha Rama.

Batuta me Qazimin, Rama: Burrat problemi
Gjatë takimit nuk munguan nga Rama as batutat për kryebashkiakun Qazim Sejdini me gratë e vajzat që ishin të pranishme.
 
"PS e Elbasanit është shumë më e mirë se sa ishte, këtë nuk e mohon as Qazimi, imagjinoni sikur të ishit të gjithë si Qazimi këtu.
 
Lala është i vetmi politikan në tranzicion për të cilin janë bërë romane, kjo do të thotë se ka një vlerë që ne nuk e kemi" tha ai, referuar librit të Blushit 'Kandidati'.
 
Më pas Rama tha se burrat janë problemi i Shqipërisë. "Burrat e kanë penguar Shqipërinë të bëhet Zonjë, burrat janë problemi.
 
Në listën e ekselencës është një raport, ku djemtë numërohen me gishta, gratë janë me grupe
" tha Rama. 

Fjala e plotë e Ramës 
"Nuk mund të them se kemi bërë ndonjë mrekulli për të fuqizuar rolin e grave dhe vajzave për të rritur aksesin e tyre dhe për të arritur atë barazi që duam duke përfshirë edhe trajtimin në punë, por nga katër vite më parë situata është ndryshe.
 
Ne kemi një qeveri me 50% gra dhe rankohet ndër të parat në Europë për barazinë gjinore.
 
Konkurset në administratë fitohen më shumë nga vajzat sesa nga djemtë, ndërsa po të shikojmë më poshtë, burrat e kanë penguar Shqipërinë të bëhet Zonjë, burrat janë problemi.
 
Në listën e ekselencës është një raport, ku djemtë numërohen me gishta, gratë janë me grupe.
 
PS e Elbasanit është shumë më e mirë se sa ishte, këtë nuk e mohon as Qazimi, imagjinoni sikur të ishit të gjithë si Qazimi këtu, Qazimi është një dhe na nevojitet.
 
Për të thënë dy fjalë për situatën ku jemi dhe ju mund të pyesni se cfarë do të ndodhë;
Nesër PS do të fillojë fushatën zyrtare për zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Tani i mësuar në shumë vite që të shikojmë sherr dhe kriza, që në mos të gjithë në të shumtën e herës janë krijuar nga vetë partitë dhe elitat e partive që flasin për popullin gjithë ditën, por mendojnë shumë pak për të dhe sot ne jemi në fazën përmbyllëse të një krize të krijuar artificiale.
 
Kriza e një partie, që zgjodhi të mbyllet në çadër dhe ta eksportojë jashtë dhe ta kthejë në një krizë të Shqipërisë duke i hapur luftë partnerëve të Shqipërisë.
 
Ne bëmë cdo përpjekje dhe përpjekjet tona për të adresuar cështjet për të rritur maksimalisht garancitë e PD janë përpjekje që nuk i ka bërë as qeveri më parë.
 
Ju e mbani mend që PS, bëmë një grevë urie, për cfarë? Për ngritjen e një komisioni për të ëbrë transparencë për diferencë të ngushtë për të cilën OSBE shkruajti që numërimi nuk ishte i rregullt.
 
Ne nuk kërkuam qeveri teknike, por një të drejtë kushtetuese të opozitës dhe gjithë ajo betejë përfundoi me shkrimin e një neni në ligjin zgjedhor, që sanksionon hapjen e kutive, ishte një fitore e rëndësishme, por minimale me gjithë atë përpjekje.
 
A keni parë njeri që ti lutet aq shumë, sa Romeo Zhulietës te Shekspiri.
 
Erdhi punë derisa u tërhoqëm nga zgjedhje në Kavajë për t'i dhënë mundësi PD për t'i hapur të rikthehet, nuk ishte prova që ne kemi frikë, por na dhimbset vendi edhe qetësia, por edhe procesi demokratik.
 
Tani vjen dita jemi në orët e fundit, ndërkohë që ata vazhdojnë lojë duke thënë tani janë dakord për gjithcka që nuk ishin dakord për ti bërë gjërat si duhen.
 
Ca kuptimi ka gjithë përpjekja jonë për të bërë shtet, ku askush nuk është mbi ligjin, nëse përsëri politikanët do të dalin mbi ligjin.
 
Zgjedhjet nuk janë lojë dhe se dikush mes nesh është cmendur dhe tani që i erdhën mend të kthehemi nga e para, por iu siguroj se nuk i kanë ardhur mend, se nëse do i kishin ardhur hajt ta bëjmë zemrën gurë.
 
Ajo që pretendon PD është lojë, ne vazhdojmë rrugën për të bërë shtet.
 
Ajo që është zhvilluar nuk është një negociatë, unë e kam thënë kur dola nga takimi i fundit me Presidentin; Për mua cështja është mbyllur. Në orët që fituan nga tërheqja nga Kavaja nuk patën asnjë përgjigje, nuk kemi ne se cfarë negociojmë, ashtu si kundër ndërkombëtarët janë dorëzuar.
 
Letra e Hahn është e Europës për popullin shqiptar, ku i thotë se përse nuk pati një marrëveshje dhe pse populli duhet të votojë në 18 qershor.
 
Kjo e fundit është një përpjekje e miqve tanë amerikanë, që kanë thënë se duam të provojmë, OK provojmë. Unë nuk flas në emër të SHBA, ata e bëjnë dhe po turbullojnë opinionin, Amerika flet vetë.
 
Kam parë shumë abuzime në media, njëra palë i nxerr në publik të shter. Ka edhe shumë pak orë dhe Basha ka në tryezë një ofertë që mbështetet nga SHBA dhe është i ftuar që ta konsiderojë dhe në këndvështrimin tim është që unë i them ta pranojë.
 
Por ama një gjë është e sigurt, ne nuk luajmë me Shqipërinë me njerëzit e këtij vendi dhe me rregullat që i kemi përcaktuar dhe ua kemi bërë njerëzve me dije.
 
Nuk ka një shtet serioz ku të pranohet se mund të bëjmë cfarë të duam ne për zgjedhjet.
 
Ku mund të imagjinohet kjo? Një parti që ngre një cadër përballë kancelarisë gjermane? Mund të ndodhë kjo në Gjermani apo në vende të tjera. Këto janë cudira, por nëse këto cudira kanë ndodhur dhe nëse kjo ndodh kaq e paparë në 27 vite, atëherë është shumë e qartë, o i japin fund njëherë e mirë këtyre ose këto do i kemi edhe 27 vite.
 
Është momenti për të thënë 'STOP'. Ofertat nuk janë autobuse unaze ku ti rri aty dhe thua 'do hipi heren tjeter'. Nuk mund ti lejojmë vetes të ndalojmë punën, pasi disa thoën se prit se unë gabova atëherë dhe prit.
 
Duhet respektuar përpjekja e miqve tanë, ama një gjë po iu them; e gjithë kjo histori e ka rrënjën te frika e tyre nga drejtësia dhe e gjithë përpjekja për të thënë sot se do të votojën Vettingun është një lojë, justifikim dhe mbi të gjitha nuk jemi dhe populli që u ka borxh atyre këto tre muaj rrumpallë në bulevard, por ata popullit Vettingun.
 
Nuk po na bëjnë ndonjë dhuratë, nëse do të ishin seriozë do të bënin detyrën që kanë një vit që nuk e bëjnë.
 
Sidoqoftë mesazhi im është; Ne në 18 qershor njerëzit do të mbyllin kapitullin e këtyre lojërave pa mbarim dhe nëse ata nuk do të kthjellohen deri në fund të ditës së sotme dhe nuk do të vijnë të votojnë Vetingun dhe duke pranuar ofertën që kanë dhe për të hyrë në zgjedhje, 18 qershori do të jetë fakt i kryer dhe parlamenti i ri, vendimi i parë që do të marrë do të jetë zhbllokimi i Vettingut.
 
Nëse do të ndodhte sot, por jo si lojë, por as si një arsye, ta marrim zvarrë popullin dhe të themi të bëjmë zgjedhjet kur u teket tyre..
 
Në shtator nuk kemi absolutisht asnjë gjë me cfarë do të humbinim nëse do të binim pre e ketyre shantazheve
" deklaroi ai.
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta

Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta