18 shkurti, Basha në Durrës: Nis
ndryshimi, vendosin qytetarët

18 shkurti, Basha në Durrës: Nis<br />ndryshimi, vendosin qytetarët
18 shkurti është data kur nis rruga për zgjedhje të lira, e si për rastësi edhe zgjedhjet politike do të jenë me 18 por në qershor.
 
Duke folur nga strukturat e PD në Durrës, kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi angazhim të gjithë strukturave për të ftuar qytetarët, që ti bashkohen protestës së opozitës.
 
Sipas Bashës me 18 shkurt nis ndryshimi i madh i kalimit të pushtetit tek qytetarët.

"Fati i çdo qytetari do të përcaktohet nga vetë ata sepse me zgjedhje të lira dhe të ndershme, qytetarët do të zgjedhin ndryshimin, do të zgjedhin një qeveri që qeveris për ta dhe jo për xhepat e një grushti hajdutësh dhe banditësh. 

Nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me banda dhe kriminelë. Nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me politikanë të korruptuar, por do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse shqiptarët nuk do të falin askënd"
, u shpreh Basha.  

Protesta ku qytetarët do të përcaktojnë fatet e vendit, në këtë mënyrë konceptohet protesta e opozitës me 18 shkurt, për të cilën kryetari Basha tha se zëri i shumicës së shqiptarëve do t'i japë fund vjedhjes e korrupsionit.
 
"Ndryshimi vjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe rinia durrsake është gati për të garantuar që zëri i atyre që sot nuk dëgjohen, të kumbojë më 18 Shkurt dhe, me 18 Shkurt do kumbojë zëri i shumicës dërrmuese të shqiptarëve që sot nuk dëgjohen për shkak të propagandës dhe mashtrimit qeveritar.

Shqiptarët e braktisur nga qeveria do të marrin fatin e tyre në dorë. Shqiptarët e braktisur nga qeverisja do të diktojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përmes  zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, unë i garantoj ata se do të kenë një qeverisje të qytetarëve një qeveri të qytetarëve, një kryeministër të qytetarëve",
tha kryetari i PD. 

Prej disa ditësh kur u mor vendim i kryesisë së PD për nisjen e protestave me 18 shkurt, kryetari Basha dhe forumet e kësaj partie po zhvillojnë takime intensive jo vetëm me strukturat por edhe me qytetarët duke i ftuar këta të fundit në protestën pa kthim të opozitës kundër qeverisë.

Deklarata e plotë e Bashës në Durrës
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët