18 shkurti, Basha: Një datë e 
rëndësishme, do sjellë ndryshim

18 shkurti, Basha: Një datë e <br />rëndësishme, do sjellë ndryshim
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zvilluar një takim të hapur me profesionistët e rinj.
 
Kryedemokrati është shprehur se Shqipëria ndodhet në një gjendje katastrofike e për këtë arsye ai ka u bërë thirrje  të gjithë që të ngrihen për të mirën e vendit.

Sipas tij, 18 shkurti do të jetë një datë e rëndësishme që do të sjellë ndryshimin në vend si dhe do të tregojë që rinia shqiptare nuk është më poshtë se ajo rumune. 

“Shembullin e fundit në Rumani e ka parë gjithë bota, shqiptarët, rinia shqiptare nuk mund të bjerë poshtë këtij shembulli. Kjo është në dorën e gjithsecilit. Unë jam produkt i kësaj hapje, hajes së Shqipërisë dhe PD. Këtë bekim dhe shans dua ta bëj të mundur sot për gjithsecilin që është këtu”,- tha Basha.
 
Në takimin me profesionistët e rinj, Basha ka deklaruar ndryshimi i shumëpritur sipas tij, do të vij dhe se rinia do të ketë një rol të rëndësishme në këtë ndryshim. Ai ka deklaruar se protesta e 18 shkurtit do të jetë një protestë madhështore, show force e cila do t'i tregojë vendin se kush është zot i këtij vendi.
 
Shumë të rinjtë, të cilët kanë jetuar e punuar brenda dhe jashtë vendin, në këtë bashkëbisedim kanë treguar eksperiencat e tyre dhe arsyet se përse do t'i bashkangjiten protestës së 18 shkurtit. 


  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët