18 shkurti, Basha: PD projekt për 
mbrojtjen e gruas shqiptare

18 shkurti, Basha: PD projekt për <br />mbrojtjen e gruas shqiptare
Vetëm 3 ditë para protestës së 18 shkurtit, kreu i PD Lulzim Basha ka organizuar një takim në qendër të së cilës ka qenë figura e gruas.
 
Kryedemokrati ka deklaruar se nënat dhe fëmijët në Shqipëri janë të pambrojtur nga shteti dhe kjo është një arsye shumë e fortë sipas tij për t’iu bashkuar protestës së PD ditën e shtunë.
 
“Si baba i dy vajzave e kuptoj ankthin e përditshëm të nënave shqiptare. Pasiguria i shtohet pamundësisë. Pasiguria ndaj shtetit i cili në vend t’i mbrojë, po i godet qytetarët me forcë dhe arrogancë. Çelësi i përparimit për Shqipërinë është lufta ndaj të keqes dhe shpërblimi i meritokracisë dhe vlerave. Vlerave me të cilat na keni rritur ju nëna shqiptare” – tha kreu i PD.
 
Të pranishme në këtë takim ishin dhe presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane Doris Pack dhe kryetarja e Lidhjes Demokratike të gruas në Shqipëri, Albana Vokshi. Kjo e fundit  u ka bërë thirrje të gjithë nënave që të bashkohen një lëvizje të vetme për mbrojtjen e të drejtave të grave e çdo qytetari, që sipas saj kjo qeveri i ka braktisur.
 
“200 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi i tyre. Shkak kryesor është papunësia dhe mungesa e shpresës në vendin e tyre, ndaj ne duhet të jemi bashkë në një lëvizje për mbrojtjen e të drejtave përkundrejt kësaj qeverie arrogante” – tha Vokshi.
 
Teksa po flitej për kanabisin në Shqipëri, presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane Doris Pack ka rrëfyer një ngjarje shumë tronditëse. Ajo ka deklaruar se droga i ka marrë asaj gjënë më të shtrenjtë, vajzën e saj.  
 
Unë e di për çfarë bëhet fjalë, pasi kam humbur vajzën time në betejën me narkotikët. Ndaj, ju lutem mundohuni t’i mbushni mendjen politikanëve të gjejnë mundësi të tjera punësimi për të rinjtë dhe jo ti shtyjnë drejt punës me kanabis”, u shpreh  Pack.
 
 Gjatë këtij takimi Basha ka deklaruar se partia e tij ka një program konkret që ofron mbështjetje për nënat dhe fëmijët në Shqipëri.

Sipas tij përmes mbështetjes financiare do të mundësojmë që edhe pas orarit mësimor, fëmijët të qëndrojnë në shkollë deri në orën 15:30 – 16:00 ku do të mund të ndjekin dhe kryejnë aktivitete kulturore sportive dhe artistike nën vëzhgimin e mësuesve dhe kjo gjë do të ndihmojë që fëmijët të mos dalin të lypin më në rrugë. 

Për kryedemokratin Lulzim Basha, konsultimi dhe parashikueshmëria e vendimmarrjes do të jenë rregulli i qeverisjes së re.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra