Kokaina, 18 shqiptarët e arrestuar në 3 shtete, kush janë kokat e bandave dhe roli i 2 vajzave

Dy banda shqiptare me bazë në Italinë e Veriut u goditën dje në një operacion në tre shtete; Itali, Gjermani dhe në Shqipëri, ndërsa 18 u arrestuan. 14 shqiptarë u prangosën në Itali,  tre në Gjermani dhe një është arrestuar në Tiranë. Trafikantët që kanë përfunduar në pranga bënin pjesë në dy grupet “Baruti” dhe “Bushi”.

Report Tv zbardhi dje emrat e plotë të shqiptarëve të arrestuar, mes tyre dy vajza. Roli i dy vajzave, Keti Shani dhe Blerina Cela ishte shoqërimi i personave që transportonin kokainën dhe heroinën në makinat e përshtatura posaçërisht për këtë punë. Report Tv mëson se kokat e dy bandave janë Eljon Baruti dhe Hamit Bushi, të arrestuar.

Ndërkohë që ende nuk dihet kush është shqiptari i ndaluar në Tiranë, si pjesë e këtyre grupeve kriminale. Pas bashkëpunimit me palën italiane, autoritetet shqiptare pritet që të nisin një hetim të gjerë nëse personat e arrestuar në vendin fqinj, por edhe Tiranë kanë prona apo biznese në emrin e tyre apo të familjarëve.

Trafikantët e dy grupeve “Baruti” dhe “Bushi” merreshin me trafik heroine, kokaine dhe marijuane. Banda kishte degë edhe në Holandë, Belgjikë dhe në Austri, ndërsa bazën e kishin në Veri të Italisë. Dy grupet shqiptare që u goditën Baruti dhe Bushi, pasi merrnin kokainën nga Belgjika, ndërsa heroinën nga Holanda e trafikonin më pas nga Gjermania në Itali, ku kishin bazën dhe më pas në vendet e tjera të Europës. Në vendin fqinj ata bashkëpunonin edhe me mafien italiane. Përsa i përket kanabisit, trafikohej nga Shqipëria drejt Italisë e më pas në Gjermani.

Banda llogaritet që ka trafikuar në total 120 kg drogë, marijuanë, kokainë e heroinë në vlerë mbi 20 milionë euro. Ndërkohë që janë sekuestruar 8 automjete të përdoruara për trafikun e drogës, mbi 100 mijë euro cash, ndërsa mbi 40 korrierë janë arrestuar nga 2016.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi