18 të vdekur nga shpërthimi i xhamisë në Afganistan, ndër ta edhe imami pro-taleban! Dyshohet sulm i IS-it

18 të vdekur nga shpërthimi i xhamisë në Afganistan, ndër ta edhe imami pro-taleban! Dyshohet sulm i IS-it

Afganistan

Të paktën 18 persona vdiqën nga një shpërthim i fuqishëm në një xhami në Afganistan, të premten. Ndër të vrarët është edhe një imam me shumë ndikim dhe pro-qeverisë talebane, ku më herët këtë vit kishte bëri thirrje që kush bën “edhe veprimin më të vogël” kundër qeverisë, t’i hiqet koka.

Muajt e fundit ka pasur disa sulme e shpërthime me viktima nëpër xhami në Afganistan, shumë prej të cilave pretendohen se janë kryer nga grupi xhihadist, Shteti Islamik (IS).

Të paktën 18 persona u vranë dhe 23 u plagosën në shpërthimin e së premtes, tha Hameedullah Motawakel, zëdhënës i guvernatorit të provincës Herat, në një mesazh për mediat. Zëdhënësi i qeverisë, Zabihullah Mujahid konfirmoi se Mujib ur Rahman Ansari, imami i xhamisë, ishte në mesin e të vdekurve.

“Një dijetar i fortë dhe i guximshëm fetar i këtij vendi u martirizua në një sulm brutal”, tha ai në Twitter.

Ansari ishte një klerik me ndikim, i njohur për fjalimet e tij të zjarrta. Ansari është kleriku i dytë pro-taleban që vritet në një shpërthim në xhami në më pak se një muaj, pas një sulmi të mëparshëm vetëvrasës që kishte në shënjestër Rahimullah Haqqanin në medresenë e tij në Kabul.

Disa xhami anembanë vendit janë shënjestruar këtë vit, disa në sulme të marra përsipër nga IS. Të paktën 21 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën më 17 gusht kur një shpërthim shpërtheu në një xhami të mbushur me besimtarë në Kabul. IS ka shënjestruar kryesisht komunitetet pakicë si shiitët, sufistët dhe sikët.

Ndërsa IS është një grup islamik sunit si talebanët, të dy janë rivalë të ashpër dhe ndryshojnë shumë në baza ideologjike. Zyrtarët qeveritarë pretendojnë se IS është mposhtur, por ekspertët thonë se grupi është sfida kryesore e sigurisë për sundimtarët aktualë islamikë të vendit.

Që nga marrja e pushtetit pas tërheqjes së forcave të udhëhequra nga NATO në gusht të vitit të kaluar, talibanët nuk kanë arritur të sigurojnë njohje për qeverinë e tyre. Si kusht për njohjen e qeverisë shumë vende në Perëndim kërkojnë që grupi të respektojë të drejtat e grave dhe pakicave në vend.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 02/09/2022 15:57

    Të njëjtën gjë kanë bërë dhe këta kur nuk ishin në pishtet kështu që cfarë të mbjellësh do korrësh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën