TIRANE-Nesër nis detyrën Byroja Kombëtare e Hetimit. Report Tv mëson se në axhendën e shefen së BKH-së, Aida Hajnaj, ku do të takojë prokurorët e SPAK-ut. Aktualisht në SPAK që prej krijimit janë 180 kallëzime dhe procedime penale të regjistruara për korrupsion nga zyrtarët e lartë si dhe krime të rënda.

Këto dosje pritet të ndiqen nga oficeret e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Hajnaj merr detyrën pas përzgjedhjes në një proces që nisi me 40 kandidatë dhe në fund mbetën 4 finalistë. Selia e BKH-së do të jetë në të njëjtën godinë me SPAK. Hajnaj pritet të çelë tani garën e përzgjedhjes së 60 oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.