Ministria e Financave kërkon rifreskimin e të dhënave për të kaluar paratë në llogaritë bankare, ja kush do të përfitojë. Ministria e Financave në procesin e verifikimit të ndarjes së fondit për dëmshpërblimin e të dënuarve politik, ka publikuar emrat e familjeve që duhet të rifreskojnë të dhënat. Burimet në ministrinë e Financave kanë bërë të ditur se për shkak të problemeve në dokumentacion nuk bëhet e mundur kalimi i parave. Ndaj dhe kërkohet që në ministri të paraqiten dokumentet sipas kategorive përkatëse.
/Shqiptarja.com










