TIRANE- AKKP ka publikuar në faqen e vet zyrtare emrat e 186 pronarëve dosjet e të cilëve gjenden në proces verifikimi e shqyrtimi, por që nuk mund të kontaktohen nga institucioni. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit ka publikuar emrat e subjekteve të shpronësuar dhe të subjekteve kërkues të dosjeve në fjalë, të cilët nuk arrin t’i kontaktojë për t’i vënë në dijeni të procesit administrativ për dosjet e tyre.
“Subjekti i interesuar për procedimin administrativ të sipërcituar ftohet të paraqitet menjëherë në Sektorin e Shqyrtimit për Qarqet Durrës, Korçë, Berat pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në adresën: Rruga "Muhamet Gjollesha", nr.54, Tirane”, specifikon një prej njoftimeve drejtuar pronarëve.
/Shqiptarja.com