‘18.820 turistë spanjollë vizituan vendin tonë këtë verë’, Rama publikon artikullin e një reviste spanjolle për Shqipërinë

‘18.820 turistë spanjollë vizituan vendin tonë këtë verë’, Rama publikon artikullin e një reviste spanjolle për Shqipërinë

Revista spanjolle

18.820 turistë spanjollë kanë vizituar Shqipërinë nga janari e deri në korrik të këtij viti, nga 4.228 që e kanë vizuar vjet në të njëjtën periudhë. Kështu shkroi në Facebook kryeministri Edi Rama për të treguar se turistët spanjollë në Shqipëri janë shtuar këtë vit.

Krahas postimit, Rama bashkëngjiti disa faqe të një reviste në Spanjë “Mediterranena Lifestyle”, ku reklamohet Shqipëria, e më specifikisht kulinaria jonë.

"18.820 turistë spanjollë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, përkundër 4.228 vizitorëve të së njëjtës periudhë vitin që shkoi. Edhe mediat e një gjigandi të turizmit si Spanja i japin zë bukurive e traditave të Shqipërisë, ku kulinaria jonë përshkruhet si një kombinim fantastik i kuzhinës mesdhetare dhe asaj ballkanike, mes shijeve e aromave të peshkut, erëzave e vajit të ullirit, në faqet e revistës spanjolle "The Mediterranean Lifestyle" , shkroi Rama.

Kujtojmë se në bazë të dhënave të raportuara nga INSTAT, në 6 muajt e para të këtij në Shqipëri kanë hyrë rreth 2.55 milionë qytetarë, shtetas shqiptarë ose të huaj, një rritje shumë e madhe krahasuar me një vit më parë kur ishin 1.68 mln hyrje në vend, ndërkohë që është tejkaluar ndjeshëm edhe viti 2019, i fundit normal para nisjes së pandemisë së COVID-19.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eliza: 12/08/2022 19:35

    kenaqesi te na vleresoin keshtu te huajit

    Përgjigju
  • fabio: 12/08/2022 19:35

    super zhvillim ka patur vendi per sa i perket turizmit

    Përgjigju
  • martin: 12/08/2022 19:34

    sa mire qe na vleresojn vendet e huaja

    Përgjigju
  • Alehandro: 12/08/2022 19:30

    Kan shkrujt ter ato media per mrekullit tona kurse shqipet thon ska turizem

    Përgjigju
  • Lala: 12/08/2022 19:02

    SA bukur .Ka lezet.te gjith flasim mir e po shikon turizmin shqiptar...se harrova po rrogat a do na ngrihen ndonjeher se cmimet rriten e rroga esht sic Ka qen para 10 viteve.to shikojm e to shijojm edhe Neve QE jetojn e punojm ne SHQIPERI bukurit natyren e kulinarine e vendor tone sic I shijojn turistet QE vin ketu.mdonje sufllaqe per mua Ka?se gjysmen e komentet e Kam positive pjesen tjeter e Kam pyetje.ju luteum postojeni sepse nga kjo varet sufllaqia ime per dark sot.gracias mucho

    Përgjigju
  • Vani: 12/08/2022 18:50

    I falenderojme qe kane folur kaq mire per vendin tone

    Përgjigju
  • Olti: 12/08/2022 18:49

    A sa lezet ka qe vendi yne te vleresohet nga te huajt

    Përgjigju
  • andra: 12/08/2022 17:58

    Po na vlersojn shum vendet e huaja ishlla vazhdon kjo frym e na lavdrojn dhe kta blogeret shqiptar e kta qe kan gazeta e revista se flasin vec budallalliqe.

    Përgjigju
  • ola: 12/08/2022 17:56

    Sa lajme tmira po na vin cdo dit. po ecen shum turizmi ne vend.

    Përgjigju
  • Joni: 12/08/2022 17:37

    Me vjen mire qe Shqiperia po njihet per te tilla bukuri ne shume vende te botes.

    Përgjigju
  • Marjo: 12/08/2022 17:36

    E gjithe bota po i njeh bukurite qe vendi yne ofron.

    Përgjigju
  • andi: 12/08/2022 16:49

    bravo ko tregon se sa ka perparuar turizmi ne vendin tone

    Përgjigju
  • Fjjc: 12/08/2022 16:42

    Spanjolle qe vije bejne pazaret e droges me keta tanet.

    Përgjigju
  • Dona: 12/08/2022 16:40

    Shqiperia shume vend i bukur kush nuk do donte ti vizitonte bukurit e vendit tone.

    Përgjigju
  • Monda: 12/08/2022 16:39

    Ku ka me mire se te degjosh fjale te mira per vendin tone dhe qe vizitohet kaq shume nga turistet e huaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik