19 Maj, Gjirokastra hap portat
 për “Fustanella Festival”

19 Maj, Gjirokastra hap portat<br /> për “Fustanella Festival”
Fustanella njihet si një nga elementet më të bukura që estetika e lartë e popullit shqiptar në të kaluarën ka krijuar, jo vetëm në viset shqiptare por edhe te fqinjët jugorë dhe në të gjithë rajonin ballkanik e deri në oborret mbretërore të lindjes së mesme.
 
Me imazhin e saj të paharruar në shekuj, më 19 maj Gjirokastra do të hapa portat për festivalin më të ri, i cili ka në vëmendje të tij trashëgiminë kulturore që është pagëzuar me emrin “Fustanella Festival”. Në këtë festival do të manifestohen veshjet tradicionale të shqiptarëve për tër ditë rresht deri më 21 maj, në mbyllje të këtij eventi. Fustanella do të kthehet në veshjen më të kërkuar gjatë kësaj kohe në kalanë e Gjirokastrës dhe në rrugicat e saj…
 
Këto fustanella kanë udhëtuar nga një skaj në tjetrin të botës si në festivalet më të mëdha, në Indi, Skandinavi, Turqi, Kinë dhe të gjithë Europën Perëndimore dhe Lindore.
 
“Më së fundi produkti më i suksesshëm muzikor që ka eksportuar ndonjëherë vendi ynë vijnë bashkë me zërin e ikonës së folkut shqiptar Hysni Zela, që përzihet me atë të Karaibeve të Tuup, klarineta e Bardhit me beatin e tablove indiane të Rav… Tunxhet e “çunave” të Fanfarës me elektronikën e Tim…E nisëm me Fanfarën e Tiranës për të kaluar në emra si Maria Mazzota që do të performojnë në “Fustanella Festival”, që do të mbahet më 19 maj në Gjirokastër, edicion i parë që kthen vëmendjen te trashëgimia kulturore…
”, njoftojnë organizatorët Olsi Sulejmani e Robert Bisha.
 
Sipas tyre në Gjirokastër do të mbahet një festë muzikore e përbashkët me rrënjët në identitet, por e jetuar në modernitetin e një bote globale. Vishe dhe ti! – është motoja e organizatorëve.
 
Në këtë festival do të ketë performanca të ndryshme muzikore por edhe konferenca dhe aktivitete të ndryshme me qëllim që Gjirokastra të jetë në vëmendje të njerëzve. “Fustanella Festival” në edicionin e tij të parë është organizuar nga Rek-Remont Kapital me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar