Në fjalën e tij hapëse, zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha se gjatë këtyre 300 ditëve të para qeveria ka punuar për përmbushjen e reformave të premtuara përpara 23 qershorit të kaluar, duke kulmuar me marrjen e statusit të vendit kandidat. Sipas Peleshit, kabineti qeveritar është tashmë edhe më i bindur në punën e tij për “Rilindjen” e Shqipërisë.
Ndërkaq një e nga një të gjithë ministrat e qeverisë “Rama” bënë një përmbledhje të punës së tyre gjatë këtyre 300 ditëve të para. Në fjalën e tij Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se marrja e statusi kandidat është një arritje e cila sipas tij nuk mund të arrihej pa një reformë shtetndërtuese.
Ministrja e Jashtme Klajda Gjosha në fjalën e saj theksoi se vendi u gjet në një situatë të vështirë por që bëri përpara falë reformave të ndërmarra. Ndërsa Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se pas këtyre 300 ditë qeverisje nuk ka më zona ku nuk vepron ligji, duke sjellë në vëmendje aksionin e sukseshëm në Lazarat.
Nga ana tjetër Ministri i Drejtësisë Nasip Naço tha se gjatë këtyre ditëve u arrit modernizimi i sistemit të drejtësisë ndërsa do të nisë edhe lufta ndaj korrupsionit në gjyqësor.
Ndërkohë Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj tha se qeveria e majtë e gjeti vendin me një borxh prej 720 milionë dollarësh ku falë reformave të ndërmarra u arrit frenimi i rënies ekonomike. Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se në këto 300 ditë vendi arriti të dalë nga kriza e piramidave të dyta siç i quajti ai vetë krizën në të cilën e gjetën vendin.
Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter njoftoi mbajtjen e mbledhjes ku ministrat e kabinetit qeveritar do të raportojnë punën e tyre të bërë gjatë këtyre 300 ditëve të para.
300 ditët e qeverisë "Rama" 19 ministrat prezantojnë arritjet
Harito: 47% e grave në administratë mbajnë poste drejtuese
Ministrja e Inovacionit Milena Harito, theksoi se gjatë qeverisjes së këtyre 300 ditëvë, dikasteri që ajo drejton ka shënuar progres sa i përket barazizë gjinore, ku siç tha Harito 47 % e grave mbajnë poste drejtuese.
Harito nënvizoi rëndësinë e administratës shtetërore në procesin e marrjes së statusit kandidat dhe gjithashtu edhe në sfidën për hapjen e negociatave.
“Në këto 300 ditë kemi realizuar progres sai përket barazisë gjinore. Në 47% e grave mbajnë poste drejtuese. Jemi vendi i parë në rajon. Administrata ka rëndësi pas i falë saj u arrit marrja e statusit dhe falë saj do të bëhet e mundur edhe sfida e rradhës, hapja e negociatave. Është përgatitur për herë të parë platforma dixhitale për të pasur të dhëna për administratën.” tha Harito
Veliaj: Rritëm punësimin, shtuam sigurimet për 44 mijë persona
Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj tha se gjatë këtyre 300 ditëve është bërë i mundur rritja e punësimit, ku 25 % e tyre janë vajza si dhe mjaft persona me aftësi të kufizuar. Ministri shtoi se gjatë kësaj periudhe është i mundur po ashtu rritja e sigurimeve shoqërore për rreth 44 mijë persona.
Në fund Veliaj u ndal edhe tek fondi i ish-të përndjekurve politikë duke nënvizuar se fondi i këtij viti është më i madhi deri më tani në një vit jo elektoral
“Ne kemi hapur zyra pune në shumë qytete të Shqipërisë. Ne e dimë se punësimi është një problem, por nuk po e trajtojmë si një ishull të vetmuar. Kërkoj nga ju që të inkurajoni më shumë nxënës që nuk kanë dije akademike, përmes sistemit dual, të orientohet drejt tregut të punës se sa ai i tregut të diplomave. Ne kemi hartuar një strategji për punësimin. Nga të punësuarit 25% prej tyre e them me krenari se janë vajza. Falë masave të marra kanë gjetur punë persona me aftësi të kufizuar. Në 3 muajt e parë të vitit 2014 kemi arritur 10% më shumë punësim kryesisht në sektorin privat. Po ashtu janë rritur sigurimet shoqërore me 43 900 persona më shumë. Ne jemi socialistë dhe jemi krenarë për këtë por dua të theksoj se fondi më i madh për ish-të përndjekurit në një vit jo elektoral është ky.” theksoi Veliaj Fjala e ministrit Erion Veliaj për 300 ditëshin e qeverisjes
Beqaj: Shtuam listën e barnave, ulëm 60% borxhet e gjetura nga qeveria paraardhëse
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se në këto 300 ditë qeverisje, është bërë i mundur shlyerja në masën 60% e shumës prej 40 milionë dollarësh të gjetura borxh nga qeveria paraardhëse. Ministri vlerësoi gjatë këtyre ditëve qeverisje edhe shtimin e barnave të reja në listën e barnave spitalore. Fjala e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
“Listës së barnave spitalore iu shtuan edhe 173 barna të reja. Filluam zbatimin e planit konkret për të shlyer borxhet e prapambetura. Ne gjetëm 40 milionë dollarë borxhe dhe deri tani janë shlyer 60% e tyre. Po ashtu edhe miratimi i 10 paketave shëndetësore të financuara 100% nga qeveria si në spitalet publike ashtu edhe private është një sukses i jashtëzakonshëm. Gjithashtu nisi procesi i dezinsektimit duke shmangur ndotjen në mjedis. Nuk mund të lë pa përmendur fondin prej 500 mijë euro dhuratë spitalit të komunës së Preshevës.” tha Beqaj
Koka: Mjedisi në vëmendjen e çdo shqiptari
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, gjatë raportimit sot për punën e bërë nga Ministria e Mjedisit në 300 ditët e qeverisjes, deklaroi se “gjatë këtij rrugëtimi ne arritëm të vendosim mjedisin në vëmendjen e çdo shqiptari”. Fjala e Ministrit të Mjedisit Lefter Koka
Ministri Koka tha se në vetëm 300 ditë Ministria e Mjedisit realizoi një sërë reformash në fushën e pyjeve, ajrit , ujit dhe mbetjeve , reforma këto me impakt të drejtëpërdrejtë në jetën e çdo qytetari. Ndërmorëm një nga reformat më të mëdha institucionale duke ndarë përfundimisht funksionet e menaxhimit nga ato të kontrollit , reformë që solli krijimin e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.
Nikolla: Në 300 ditë unifikuam arsimin me Kosovën, kemi gati reformën në arsim
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha në analizën e punës së saj se në 300 ditë janë finalizuar reforma të rëndësishme në arsim. Nikolla vlerësoi unifikimin e sistemit të arsimit me Kosovën si dhe Maturën Shtetërore. Ndër të tjera ministrja shtoi se tashmë kemi sipas saj një reformë në arsim e cila nuk cënon synimet e studentëve.
“Në 300 ditë arritëm të kemi një kurrikul të arsimit. Ne bëmë të mundur unifikimin e arsimit me Kosovën. Matura Shtetërore 2014 ishte një maturë që shënoi kthesën e madhe në meritokraci duke synuar standart të lartë. Për herë të parë prindërit, nxënësit dhe mësuesit do të kenë në dorë një sistem vlerësimi parauniversitar, sepse vëmë në jetë kartën e vlerësimit. Hoqëm nga katalogu 120 tekste të deklaruara me probleme. Siguruam gjithashtu që çdo vërejtje për tekste të veçanta, marrjen përsipër nga botuesit për përmirësimin e tyre. Treguam një risi në politikbërje sa i përket reformës në arsim. Ne kemi paraqitur një reformë që synon rritjen e cilësisë së arsimit pa cënuar ëndrrat e çdo nxënësi a studenti.” u shpreh Nikolla
Haxhinasto; Ulëm me 15% aksidentet me vdekjet, shtohet siguria e transportit
Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto tha se pjesë e reformave të dikasterit që ai drejton është edhe ulja me 15% e rasteve të aksidenteve me pasojë vdekjen. Ndër të tjera Haxhinasto shtoi se po punohet për përmirësimin e kushteve dhe sigurisë së transportit. Ministri nënvizoi se rreth 60% e detyrimeve të prapambetura ndaj sipërmarrjeve është bërë e mundur të shlyhen, duke shtuar se tashmë është vendosur një marrëdhënie korrekte me biznesin.
“Një premtim i madh ishte ulja me 20% e aksidenteve me pasojë vdekjen. Sot mund të themi se kemi arritur ta bëjmë këtë në masën 15 %. Më shumë se dy hërë është rritur fondi i sigurisë. Rrugës do të vazhdohet t’i shërbehet për përmirësimin e tyre. Në këtë mision po rreshtohen me ne edhe shumë partnerë privatë. Kemi vendosur në këto 300 ditë një marrëdhënie korrekte me biznesin. Po paguhen detyrimet ndaj kompanive. Deri më tani është bërë e mundur rreth 60% e tyre. qytetarët shqiptarë meritojnë cilësi europiane, edhe reformat tona këtë mundësojnë. Po ringjallet hekurudha shqiptare në sistemin e transportit. Ne po punojmë ngushtë me fqinjët tanë për lidhje më të mira transporti.” u shpreh Haxhinasto. Fjala e plotë e ministrit Haxhinasto
Ahmetaj: Gjetëm ekonomi me 720 milionë dollarë borxhe, frenuam rënien
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, tha se qëllimi kryesor i qeverisë ishte ndalimi i rënies ekonomike, e cila sipas tij u gjet me 720 milionë dollarë borxhe.
Sipas Ahmetaj, ky synim është mbajtur ndërsa qëllimi tashmë është ringrtija e ekonomisë përmes reformave të ndëramarra, të vlerësuara siç tha edhe ministri edhe nga faktori ndërkombëtar.
“Në ditën tonë të parë të punës ne gjetëm një ekonomi të rrënuar me 720 milionë dollarë borxhe. Qëllimi ishte ndalimi i rënies ekonomike dhe nisja e ringritjes së saj. Një ndër nismat ishte anullimi i gjobave elektorale, një premtim ky i mbajtur. Biznesi dhe qytetarët u çliruan nga 30 milionë dollarë abuzim. Raportet e INSTAT tregojnë një kthim të konsumatorëve në tregtinë shqiptare. Nuk është pak vijmë nga një rënie e fuqisë blerëse dhe më në fund kemi rritje. Edhe eksportet janë rritur në masën mbi 10%. Standart’s & Poor vlerësoi arritjet e qeverisë. Ne po punojmë për vendosur Shqipërinë në hartën e vendeve të para për të investuar.” tha Ahmetaj.
Gjiknuri: I dhamë fund lejeve minerare jashtë kushteve
“Riaktivizuam projektin e linjës së jugut. I dhamë fund tregut të zi të licencave duke anuluar mbi 200 leje konsencionare dhe minierare të shkeljeve të detyrimeve ndaj shtetit dhe mosplotësim të ksuhteve”, tha ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri. Fjala e Ministrit Gjiknuri në aktivitetin për 300 ditë qeverisje
Cani: Dolëm nga kriza e piramidave të dyta
Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se në këto 300 ditë vendi arriti të dalë nga kriza e piramidave të dyta siç i quajti ai vetë krizën në të cilën e gjetën vendin. Sipas Canit, qeveria arriti të sigurojë 270 milionë dollarë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Fjala e plotë e ministrit Cani
“Në këtë udhëtim 300 ditësh me shqetësimin tonë për mirëqeverisje dhe për kthim të institucioneve te qytetarët. Në 300 ditë ne kaluam prapambetjen gjendjen e rëndë atë piramidë të dytë financiare të parave të shqiptarëve dhe me mburrje themi që jemi drejt konsolidimit të financave dhe të buxhetit shqiptar.
Ne ja dolëm të sigurojmë 270 mln dollarë më shumë se e njëjta periudhë e një vitit më parë, ose 13 % më shumë ose në një ditë të vetme mesatarisht organet e tatimeve dhe doganave kanë realizar afër 1 mln dollarë më shumë se një ditë të ardura në qeverinë Berisha. Të gjitha të ardhurat kanë përfunduar në buxhet për më shumë shpenzimeve për shëndetësinë, e në shërbim të qytetarëve.” tha Cani
Ndër të tjera Ministri Cani tha se është arritur të paguhen 300 milionë dollarë fatura të papaguara. Cani theksoi ndër të tjera se është arritur gjithashtu edhe të reformohet sistemi bazë fiskal
“Ne ja dolëm të paguajmë mbi 3 mijë fatura për mbi 300 mln dollarë. Jo vetëm para të dhënave biznesit por edhe qytetarëve për gjyqe pa mbarim për 9 vite me radhë, para që do të shkojnë për investime në punësim. Në një muaj ushtrojmë 500 kontrolle më shumë vetëm nga bashkëpunimi me Croën Agent. Janë mbi 200 dosje për ndjekje penale për mbi 600 persona. Ne ja dolëm të reformojmë sistemin bazë fiskal në vend në partneritet me biznesin dhe partnerët ndërkombëtarë. Ne ja dolëm të paguajmë këstin e parë të mbi 120 ish-të përndjekurve. Sollëm besimin në tregun ndërkombëtar. Ne jo vetëm që ja dolëm po jemi besimplotë edhe në ditët që do të vijnë, kemi besimin por edhe profesionalizmin që nuk na mungon, por të gjithë bashkë.” tha Cani
Gjermeni: Pas arritjeve në 300 ditë po hartojmë strategjinë kobmëtare të strehimit
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, ndërsa prezantoi arritjet e ministrisë që ajo drejton në këto 300 ditë, sic janë shembja e ndërtimeve të jashtëligjshme, masat për sezonin turistik dhe sigurinë e qytetarëve në zonat bergdetare, tha seqeveria po harton strategjinë kombëtare të strehimit.
“Premtuam dhe mbajtëm fjalën për legalizimet falas dhe i dhamë fund vuajtjeve, korrupsionit dhe sorrollatjeve në zyrat e shtetit. Kemi marrë masa rehabilituese për të vendosur kontrollin mbi terriorin duke prishur mbi 360 ndërtime të paligjshme. Qeveria u angahzua dhe është e angazhuar për një sezon turistik ndryshe. Kemi më shumë plazhe të pastra, më shumë siguri, kemi 11 plazhe ku kemi ngritur kampe vullnetarësh që u shërbejnë qytetarëve. Për sigurinë e tyre kemi roje plazhi. Kemi hartuar strategjine e turizmit. Po hartohet strategjia kombëtare e strehimit, kemi nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e banesave me kosto të ulët”, tha Gjermeni.
Panariti: I dhamë produkteve tona vulën shqiptare të cilësisë
Certifikimi i vulës shqiptare të cilësisë është një arritje e cila sipas ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Edmond Panariti, shpreh njodhje zyrtare të prejardhjes të prodhimeve shqiptare.
“Mbështetja kryesore e bujqësiës në këto 300 ditë është rritja në masën 60 % e investimeve. Kontratat me fituesit janë në përmbyllje e sipër. Rritja e prodhimit vendas kërkon njohjen zyrtare të prejardhjes dhe cilësisë së pashoq të prodhimeve shqiptare. Ne certifikuam dhe shpërndamë vulën shqiptare të cilësisë dhe do të vazhdojmë deri në fund me prodhues të tjerë”, tha Panaritit përballë publikut të pranishëm në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Çuçi: Në 300 ditë finalizuam reformën territoriale
Ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi, gjatë analizës së punës së bërë të kësaj ministrie gjatë këtyre 300 ditëve të para të qeverisë, tha se gjatë kësaj periudhe janë kallëzuar më shumë se kurrë rastet e korrupsionit, ndërsa shtoi se kjo luftë do të vijojë. Çuçi vlerësoi se në këto 300 ditë është finalizuar edhe reforma më e rëndësishme siç e cilësoi ai, ajo territoriale.
“Hartuam brenda 300 ditësh planinn kundër korrupsionit. Rritëm forcën ndëshkuese ndaj fenomenit të korrupsionit. Në këto 300 ditë janë kallëzuar më shumë se kurrë rastet e korrupsionit. Në 300 ditë që lamë pas kemi kthyer besimin e ndërkombëtarëve tek qeveria që u shpërblye me marrjen e statusit të vendit kandidat. Në fund të korrikut përmes asistencës së OKB do të kemi një sistem për statistikat në luftën kundër korrupsionit. Në këto 300 ditë kemi mundësuar realizimin e reformës më të madhe, atë administrativo territoriale.” tha Çuçi
Naço: Vijojmë modernizimin e drejtësisë, lufta ndaj korrupsionit nis në gjyqësor
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, në analizën e punës së tij dhe dikasterit që ai drejton u shpreh se qeveria ia ka arritur të mbajë premtimet e bëra, ndërsa shtoi se lufta ndaj korrupsionit do të nisë nga gjyqësori.
Duke shprehur arritjet e Ministrisë së Drejtësisë, Naço tha shtë bërë i mundur dixhitalizimi i regjistrimit të pasurisë duke minimizuar abuzimet. Në këtë kuadër ministri shtoi se modernizimi sistemit të drejtësisë do të vijojë në interes të shqiptarëve.
“E mbajtëm premitimin tonë. Seancat gjyqësore janë 37-50 % më lirë. U zotuam se do të realizojmë një proces skanimi të plotë të vendimeve të ccështjes së pronave. Sot nuk do të ndodhë më si dje, ku pasuri kombëtare e botërore privatizoheshin. Kjo nuk do të ndodhë më. Ne dixhitalizuam sistemin e regjistrimit të pasurisë dhe nuk do të ketë më që mijëra hektarë tokë në male të regjistrohen në det. Ne do të vazhdojmë të modernizojmë sistemin e drejtësisë në funksion të shqiptarëve. Ne jemi të bindur që luftën ndaj korrupsionit ta fillojmë nga gjyqësori.” tha Naço
Tahiri: Tashmë nuk njeh më zona ku nuk vlen forca e ligjit
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka vecuar ndër arritjet e institucionit që ai drejton dhe Policisë së Shtetit supëraksionin antikanabis dhe ndërhyrjen në fshatin e Lazaratit. Fjala e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri
Ministri foli me bindje se përballë gjendjes së rënduar ku u gjetën uniformat blu, tashmë Policia e Shtetit është e rilindur. Tahiri tha se qeveria në këto 300 ditë pushteti shembi murin e pandëshkueshmërisë përballë zyrtarëve të koprruptuar, rriti në nivele historike pagën për punonjësit e policisë së shtetitdhe nxorri nga Shqiëprinë nga lista e zezë e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore.
“Falenderoj ekipin, Minsitrinë e brendshme dhe Policinë e Shtetit. Pavarësisht gjendjes ku gjetëm Policinë e Shtetit kemi arritur ta rilindim atë e cila sot është kthyer në detyrë, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kemi rritur forcën parandaluese dhe goditëse të Policisë së Shtetit. Janë ulur me 16 % krimet e rënda kundër personit dhe 15 % vrasjet. Lufta kundër korruopsionit, rreth 45 % më shumë. Kemi shembur murin e pandëshkueshmërisë përballë zyrtarëve të korruptuar. Policia e Shtetit vendosi ligjin në Lazarat, nuk njeh më zona ku nuk vlen forca e ligjit dhe njerëz të vecantë ndaj të cilëve nuk mund të veprojë ligji. Kemi përcaktuar protokolle të standardizuara të punës për të ndaluar praktikat korruptive brenda policisë. Rritja e pagave në nivele histortike për policinë e shtetit, sigurim shëndetësor të posacëm. Në 300 ditë e nxorrëm Shqipërinë nga lista e zezë e DASH për trafikimin e qenieve njerëzore, kemi ndërtuar mekanizëm referimi të unifikuar për të parandaluar trafikimin ndaj qenieve njerëzore”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.
Gjosha: Erdhëm në ditë të vështira, por patëm ekip të shkëlqyer dhe ja dolëm! Prioritet në vijim: Reforma në drejtësi
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në raportimin e arritjeve dhe vështirësive në 300 ditët e institucionit që ajo drejton, veçoi marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian si dhe decentralizimin e fondeve IPA, një mundësi sipas saj që i kthen besimin adminsitratës shtetërore sa i takon menaxhimit të fondeve. Fjala e ministres Gjosha për 300 ditët e qeverisjes
Prioritet i qeverisë në vijim, mbetet reforma në drejtësi, e cevuar nga minsitrja Gjosha ndër 5 prioritetet kyce të KE në rrugën e Shqiëprisë drejt integrimit europian.
“Kujtoj vështirësitë e ditëve të para për të njohur situatën ku ndodhej vendi dhe si do të vijonim. Do të vazhdoja me frymën e shkëlqyer që kemi pasur në ekip, energjinë dhe vendosmërinë për të arritur kaq lart siç është dhe marrja e statusit të vendit kandidat, që nuk ja dedikoj qeverisë sonë apo qeverisë së shkuar port ë gjithë shqiptarëve që na kanë vendosur përballë kësaj përgjegjësie.
Ka pasur reforma të rëndësishme që e kanë çuar Shqipërinë në rrugën e të ecurit përpara. Ky plan do ta afrojë Shqipërinë me të gjitha ligjet e Bashkimit Europian, kemi vazhduar me fushatë informuese me rininë. Një arritje të madhe të 300 ditëve do të veçoja decentralizimin e fondeve IPA duke i kthyer besimin admisnitratës shqiptare se mund t’i menaxhojmë këto fonde në mënyrën më të mirë të mundshme. Në vijim kemi një punë të madhe që na pret përpara dhe do të fokusohemi në përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe, ku unë do të veçoja reformën në drejtësi, dhe ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë të jenë mbështetës të kësaj reforme. Do të vazhdojmë në një politike më bashkëpunuese me rajonin dhe gjithashtu tashmë kemi një imazh më të përshtashëm për thithjen e investimeve. Një gjë është e sigurt vendi nuk ka kthim pas dhe BE është rruga që ne kërkojmë të ecim me shpejtësi”, u shpreh ministrja e Integrimit Klajda Gjosha.
Dje kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Twitter, njoftoi se sot në Teatrin e Operas çdo ministër raportojn me shifra dhe fakte punën e bërë gjatë këtyre 300 ditëve.
Bushati: Marrja e statusit, falë reformës për shtetndërtimin
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në analizën e punës së tij në këto 300 ditë qeverisje, tha se marrja e statusit të vendit kandidat si synimi kryesor i qeverisë dhe dikasterit që ai drejton u bë e mundur pas një reforme për ndërtimin e shtetit.
Sipas Bushatit, statusi kandidat hap për Shqipërinë një kapitull të ri cilësor në marrëdhëniet me vendet e rajonit dhe partnerët strategjikë, veçanërisht ato me Kosovën.
“Dua ta shtrij diskutimin në 3 pika. Pika e parë tek puna e madhe e bërë nga trupa e shërbimit të jashtëm për marrjen e statusit, por kjo nuk do të ishte e mundur pa pasur një reformë për shtetndërtimin. Është e rëndësishme të theksohet se statusi e përforëcon pozitën e Shqipërisë, për të hapur një kapitull më cilësor në marrëdhëniet me vendet e rajonit dhe partnerët strategjikë. Pika e dytë ka të bëjë me politikën tonë të jashtme në rajon që ka treguar në 300 ditë ka qenë konstruktive. Kulmi i tyre është ngritja e marrëdhënieve me Kosovën, në një bashkëpunim rajonal.” u shpreh ministri Bushati
Një tjetër pikë e rëndësishme ku Bushati u ndal në punën e tij është edhe hapja e një kapitulli të ri marrëdhëniesh me Greqinë. Ministri shtoi se çështja e toponimeve i është bërë e ditur autoriteteve greke dhe se shpreson në zgjidhjen e kësaj problematike.
“Tjetër kapitull është hapja e një kapitulli të ri të marrëdhënies me Greqinë. Në media është folur për toponimet. Ky shqetësim është adresuar tek autoritetet greke të cilat bashkë me ne kanë vullnetin për ta zgjidhur.” tha Bushati
Së fundi Bushati u ndal edhe tek reforma në shërbimin e jashtëm, duke nënvizuar se synimi i qeverisë ishte të një diplomacie në përputhje me politikat dhe interesat e vendit.
“Së treti dhe e fundit, reforma në shërbimin e jashtëm. Synimi ynë është racionalizimi i shërbimit dhe prezencës shqiptare në botë në përputhje me vendin dhe politikat që bën vendi. Nëse më duhet të bëj një konkluzion të shpejtë në këto 300 ditë, i jam mirënjohës kolegëve dhe kryeminstrit në këtë proces, dhe besoj se një kohezion së brendshmi do ti mundësonte Shqipërisë të arrinte më shpejt objektivat e saj.” nënvizoi Bushati.
300 ditë qeverisje, Meta takon Ramën në kryeministri
Ora 10:30 Pak para nisjes së aktivitetit për prezantimin e rezultave të qeverisë në 300 ditë pushteti, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, pjesë e koalicionit qeverisës, Ilir Meta, takoi kreun e qeverisë Rama në ambjentet e kryeministrisë.
Te dielen e kaluar 9 ore mbledhje qeverie: Shtatori viti antikorrupsion
Fisks një javë më parë Rama mblODHI kabinetin e tij për të bërë analizën e punës. Që nga e diela e parë edhe pse nuk ka asnjë të dhënë zyrtare, burime për A1 Report konfirmojë faktin, se Rama është ndalur më gjatë te disa sektorë të rëndësishëm, si ekonomia, punësimi, rendi publik, reforma në arsim, dhe në turizëm. Pjesa më e rëndësishme sipas burimeve për A1 Report, ka qenë edhe diskutimi i një strategjie për anti-korrupsionin, për periudhën 2014 -2015.
Mbledhja e të dielës së kaluar ZGJATI mbi 9 orë. Përmes postimeve në rrjetet sociale Rama njoftOI se të dhënat e deritanishme janë shumë inkurajuese. Ndërkohë më vonë, vetë kryeministri Rama ka shruar se "në shtator do të nisë edhe viti anti-korrupsion”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)