‘19 mln euro për udhëtime me charter?’ Rama-Berishës: S'është charter komercial! E neveritshme që Irani dhe opozita shqiptare këndojnë njëzëri

‘19 mln euro për udhëtime me charter?’ Rama-Berishës: S'është charter komercial! E neveritshme që Irani dhe opozita shqiptare këndojnë njëzëri

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Akuzave të Sali Berishës se ka shpenzuar 19 milionë euro me 127 udhëtime charter, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur në një reagim në rrjetet sociale, ndërsa thotë se nuk ka asgjë të përbashkët me charterat e ‘non gratave’ e spiunëve. Kreu i qeverisë thotë se avioni që ai përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, por një avion për të cilin është akuzuar edhe më parë nga po të njëjtët delenxhinj. Sipas Ramës ai ka publikuar faktet e plota se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzimet brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë. ‘Nuk kam ndërmend që të risqaroj të njëjtën akuzë’ thotë Rama më tej, ndërsa shton se qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri.

‘Sikur udhëtimet e mia të punës t’u kushtonin shqiptarëve sa llogaritë që bëjnë nongratat, spiunët dhe topat e mediave të baltës, unë do të isha thjesht njëri prej tyre, po nuk kam asgjë të përbashkët me ta që më ngatërrojnë me veten dhe me charter-at e tyre! Avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë! Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie!’- shkruan Rama.

Përgjigja e kryeministrit Rama erdhi pas publikimit të disa të dhënave personale të kreut të qeverisë nga hakerat iranianë, të cilat më pas u përdorën për akuza nga Sali Berisha. Sipas Berishës, neobllokmeni Edi Rama ka kryer si kryeministër 127 udhëtime me Charter apo avion taksi për menderen e tij.

‘Çdo udhëtim me Charter kushton mesatarisht apo më së paku 150 mijë euro kurse ato të largëtat kushtojnë me gjithë parkingun rreth 250 mijë euro.  Por të llogaritura me çmimin 150 mijë euro fluturimi, Edi Rama ka shpenzuar vetëm avion taksi 19050000 Euro.’- shkruan Berisha.

Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike nga Irani në një kohë të shkurtër brenda pak muajve! Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Ndërsa më 10 shtator, u sulmua sistemi TIMS. Ky sulm ‘paralizoi’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policia hapi regjistrat duke punuar manualisht.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nau: 28/10/2022 12:29

    19 milion euro ky bastard ka harxhuar

    Përgjigju
    • Sufllaqet mbaruan?: 28/10/2022 13:45

      Cne qe s’paska dale sot zuzari i propagandes me emra patronazhistesh dhe komente nje-fjali?! Kane mbaru sufllaqet?

  • Dilja: 28/10/2022 09:45

    Ua, taksirat po lodhe njehere gojen e na "risqaro", se kaq para mund te sillnin ndryshime ne shume e shume sektore te shoqerise sone, keshtu qe nxirri llogarite qe ta vertetosh se nuk e ke bere kete abuzim te tmerrshem. Mendo pensionistet, familjet e varfra po edhe mesuesit, rrogetaret e ndryshem qe jane ne buze te varferise dhe shkaku qenka vetem se menderja jote nuk fluturon dot me avione te linjave normale? Na sqaro.

    Përgjigju
  • ramovicio: 28/10/2022 08:41

    po more po, kur s te pelqen ty eshte e neveritshme, kur te thone te verteten ty nxjerr bora debilen, cuc gomarin dhe thellezen e bujqesise...shporruni o kerma te ndyra !!!

    Përgjigju
  • 19 milione euro: 28/10/2022 08:08

    19 milione euro Po aq taksa qe do i marre biznesit te vogel nga viti i ardhshem. Ndaj nuk i dilkan llogarite naltmadhnise

    Përgjigju
  • Ops: 28/10/2022 06:55

    Cfar do te thote carter komercial ?? O debil crendesi ka kush i nxjerr rendesi ka qe zotrote ke shpenzu me shume se cdo lider europian per qefet e tua

    Përgjigju
  • Arbërori: 28/10/2022 01:30

    Edvin shkjau shqipfolës, pordh se relaksohesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim