Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare janë mbyllur përkohësisht për shkak të një sulmi kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Këtë bën me dije Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) duke theksuar se janë detyruar të mbyllin sistemet qeveritare deri në neturalizim të sulmeve armike. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka dyshime që sulmi mund të jetë rus. Kjo vjen pas sanksioneve që ka vendosur Shqipëria ndaj Rusisë dhe qëndrimin që mban për luftën në Ukrainë.

“Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit i bën me dije qytetarëve shqiptarë se është detyruar të mbyllë përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare për shkak se po përballemi me një sulm kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. Për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, jemi detyruar të mbyllim sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike”, thuhet në njoftim.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministria duke thënë se nuk ka ndodhur kurrë më parë, por po punohet për të penguar cënimin e sistemit të informacionit. 

Ndër të tjera, AKSHI i kërkon qytetarëve, mediave, bizneseve dhe gjithë aktorëve e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është në gadishmëri të plotë dhe po punon gjatë të gjithë kohë me ekipin e Microsoft, ekipin e Jones Group International, dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën TIK për të mos lejuar që ky sulm kinerbetik të dëmtojë apo cënojë sistemet shqiptare të informacionit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:36
Sulmi kibernetik ndaj faqeve publike në Shqipëri, dyshohet të jetë rus

1655467224_360F29522661273kV52Hwfn2zjrgkJTvi6hU4s9ud2vp0.jpg

Burime për Report Tv bëjnë me dije se sulmi kibernetik ndaj faqeve publike shqiptare mund të jetë rus.  Kjo vjen pas sanksioneve që ka vendosur Shqipëria ndaj Rusisë dhe qëndrimin që mban për luftën në Ukrainë. Ndërkohë AKSHI ka njoftuar se janë mbyllur përkohësisht shërbimet publike online dhe faqet e qeverisë për shkak të sulmit që vjen nga jashtë Shqipërisë.

Ora 12:57
Kryeministria reagon për sulmin kibernetik ndaj AKSHI-t: S'ka ndodhur kurrë më parë! Po punohet për të penguar cenimin e sistemit të informacionit

1637255558_kryeministri11250x596770x433.jpg

Kryeministria ka reaguar për sulmin kibernetik ndaj shërbimeve publike online dhe faqeve qeveritare duke thënë se nuk ka ndodhur kurrë më parë, por po punohet për të penguar cënimin e sistemit të informacionit.

“Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik, të pandodhur kurrë më parë. Sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin tonë të informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare.

Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike, teksa AKSHI po punon me ekipin e Microsoft, me ekipin e Jones Group International dhe kompanitë shqiptare në fushën TIK, për të penguar cënimin e sistemit tonë të informacionit nga ky akt kriminal”, thuhet në reagimin e kryeministrisë.