SARAJEVË - Sot mbushen 19 vjet më parë në vitin 1995 në kryeqytetin e Francës Paris, është nënshkruar Marrëveshja kornizë për paqe në Bosnjë dhe Hercegovinë, e njohur si Marrëveshja e Dejtonit për paqe, e cila shenon fundin e luftës në BeH e cila kishte filluar në vitin 1992, raporton Anadolu Agency (AA)
Marrëveshja e Dejtonit për paqe është nënshkruar më 14 dhjetor në Pallatin Elysee në Paris, në praninë e përfaqësusëve të fuqive të mëdha botërore dhe përfaqësuesëve të tre popujve në BeH, si dhe presidentët e vendeve të Rajonit, Allija Izetbegoviç (BeH), Sllobodan Millosheviç (Serbi) dhe Franjo Tuxhman (Kroaci). Paraprakisht marrëveshja është sigluar në bazën afër Dejtonit, në shtetin amerikan Ohio.
Me Marrëveshjën e Paqes u përcaktua sistemi kushtetues dhe ligjor të BeH si një shtet kompleks, të përbërë nga Federata e BeH dhe Republika Srpska si dhe tre popuj konstituiv.
Sipas kësaj marrëveshjeje, Federatës së BeH i ka takuar 51 për qind të territorit, ndërsa Republika Srpskas 49 për qind. Është formuar edhe Distrikti Brçko, si njësi e veçantë territorijale. Autoriteti kryesor në interpretimin e marrëveshjes është Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR).
Po ashtu, Marrëveshja e Dejtonit autorizime më të larta u ka dhënë entiteteve dhe përcaktoi autorizime bazike për nivelin e institucioneve të përbashkëta shtetërore.
Marrëveshja, e njohur edhe si Marrëveshja e Pariz-dejtonit për paqe ka gjithsej 11 anekse, që mbulojnë aspektet ushtarake, politike dhe civile të Marrëveshjes së paqes, si dhe stabilizimin rajonal. Aneksi katër i marrëveshjes sot është Kushtetuta e BeH.
Përndryshe, në Dejton marrveshja erdhi pas tre javësh negociata mes liderëve të Bosnje e Hercegovinës, Kroacisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
Më konkretisht, Marrëveshja e Dejtonit ishte kulmi i "diplomacisë fluturuese", e filluar nga Richard Holbrooke me ekipin e tij të sponsorizuar nga SHBA-ja. Ky dokument është, në atë që shumë ekspertë pajtohen, i formuluar nën ndikimin e fortë dhe presionit të bashkësisë ndërkombëtare.
Megjithatë, në fillim të vitit 2008 u zbulua se kopja origjinale e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit është humbur. Pasi Kuvendi i Bosnje e Hercegovinës kërkoi kopje të re, Franca dërgoi një dokument kopje të vërtetuar.
Gjatë 19 viteve ka pasur disa përpjekje të pasuksesshme për reformimin e kushtetës së marrëveshjes së Dejtonit, ndërsa sipas mendimit të shumë zyrtarëve ndërkombëtarë kjo marrëveshje tashmë është e vjetëruar, por RS konsideron që elementet origjinale të Marrëveshjes së Dejtonit, duhet të vazhdojnë të zbatohen, shkruan Anadolu Agency./ATSH/
/Shqiptarja.com